Na ndiqni edhe në

Moti

Do të shkoni në plazh këtë fundjavë? Kemi një lajm të keq për ju, prishet moti!

Do të shkoni në plazh këtë fundjavë? Kemi një lajm

Ditët e fundit na ka shoqëruar moti i nxehtë. Por në fundjavë moti do të përkeqësohet, duke u rikthyer shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër vendi do të dominohet nga kthjellime, por nga e shtuna do të ketë shi.

Ja parashikimi i SHMU!

"Në vijim të ditëve me mot të nxehtë dhe të kthjellët edhe për nesër parashikohet që vendi ynë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje shoqëruar me reshje shiu në formë pikash.

Por gradualisht nga dita e shtunë nis përkeqësimi gradual i situatës së parashikuar meteorologjike. Moti pritet të nis me kthjellime por gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, por përjashtuar këtu vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

Në zonat kodrinore–malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave dhe lokalisht nuk përjashtohen rrebeshet afatshkurtër me breshër. Përgjatë vijës bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore reshjet do të jenë lokale, afatshkurtra dhe në formë pikash."/K.C/dritare.net

Do të shkoni në plazh këtë fundjavë? Kemi një lajm