Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Unë që po ju shkruaj jam një vajzë që nuk më del koha të merrem as me veten. Çfarë të bëj!

Unë që po ju shkruaj jam një vajzë që nuk më del

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila kohët e fundit nuk po gjej mundësi fare as të merrem me veten time në ato gjëra që kam pas bërë më herët por as të gjej kohën për miqtë. Gjatë gjithë ditës jam tepër e zënë dhe duket sikur ditët ikën pa përmbushur asgjë sociale.

Si mund ta heq këtë ngarkesë dite që duket si një rëndesë për mua pasi ka një organizim të keq në jetën time. Të lutem me thuaj diçka shkurtimisht. Faleminderit.

Përshëndetje lexuesja jonë!

Të kesh një jetë të ngarkuar mund të ketë një ndikim shumë negativ në shëndetin tuaj, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.

Balanca midis punës dhe jetës tonë është e rëndësishme për shëndetin tonë mendor. Nëse, humbasim ekuilibrin punë-jetë, kjo mund tu çojë në rraskapitje emocionale, që mund t'ju dëmtojë jo vetëm profesionalisht, por edhe në jetën sociale ose familjare. Në të vërtetë, ky çekuilibër mund të ketë pasoja të rënda si për shëndetin mendor ashtu edhe për atë fizik. Në këtë mënyrë, duke pasur një jetë të zënë , njerëzit mund të përfundojnë duke vuajtur nga ankthi stresi, frustrimi, trishtim, izolim.

Duke pasur parasysh këto që ju shprehni e dashur lexuesja jonë, në këndvështrimin tim do tu rekomandoja të planifikoni një moment të qetë në ditën tuaj ku të ndjeheni sikur rimbushni bateritë tuaja dhe mund të merrni guximin të ndiheni e shlodhur. Mendoj gjithashtu se duhet të vendosni prioritete kjo ka shumë rëndësi për ju se çfarë nevoje keni në jetën tuaj. Ju gjithashtu e dashur duhet të jeni mirënjohës ndaj vetes, është e rëndësishme që të vlerësoni gjithçka që keni arritur gjatë ditës tuaj. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim unë mendoj se duhet të bëheni realiste pasi ju mund të prireni të tejmbushni oraret e lira thjesht sepse ndoshta keni pritshmëri tepër idealiste për jetën tuaj. Kjo jo vetëm që ju bën të stresuar, por gjithashtu do t’ju frustroj duke mos marrë rezultatet e pritura. Nëse mendoni se jeta juaj është tepër e ngarkuar ju këshilloj të konsultoheni për më gjatë me një profesionist të shëndetit mendor. Është e rëndësishme të kuptoni se meritoni kohë për t'u kujdesur për veten jo vetëm për të arritur qëllimet tuaja. Të kesh një jetë shumë të zënë do t'ju bëjë të humbni një pjesë themelore të jetës suaj lidhjet me veten dhe me të tjerët. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmoj në situatën tuaj. Gjithë të mirat./Dritare.net