
Si ta mbys pesimizmin. Ja këshilla e psikologes!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një lexuesja juaj .Problemi i herë pas hershëm me veten time është se shpesh bie në pesimizëm dhe kërkojë të ndryshoj, por nuk mundem. Ju lutem dua një këshillë nga ju! Faleminderit.
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
Të ndryshosh jetën mund të duket e vështirë, por në të vërtetë është vetëm një çështje për të bërë përpjekje dhe për ta gjetur motivimin për të marrë një drejtim tjetër. Njerëzit ndiejnë nevojën për të ndryshuar kur ata ndiejnë ndjenjën e bllokimit dhe në këtë rast, duan të ndryshojnë por mendojnë se për një arsye ose një tjetër nuk munden. Nënvlerësimi i vetes dhe ndjenja se diçka nuk është në rregull mund të bëjë të kuptojmë se kemi nevojë për një ndryshim në jetë sepse thjesht ndjejmë se diçka nuk po funksionon.
Nëse mendoni të ndryshoni mendje, të merrni kontrollin e ditës tuaj, të transformoni stilin e jetës tuaj unë e dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim do tu sugjeroja të vendosni qëllimet tuaja. Njohja e qëllimeve tuaja dhe vendosja e qëllimeve të vogla për t'i arritur ato në mënyrë progresive do t'ju motivojë të ndiqni ndryshimin. Marrja e përgjegjësisë dhe bërja e ndryshimeve të vogla do t'ju motivojë gradualisht të bëni gjëra të reja, pra të krijoni zakone të reja.
Në këndvështrimin tim do t’ju sugjeroja të përpiqeni të arsyetoni mbi mendimet që ju pengojnë. Një mënyrë e mirë për të motivuar veten për të bërë ndryshimet në jetën tuaj është t'i ofroni vetes shpërblime.
E dashur lexuesja jonë ka shumë raste kur veprojmë gabim në momentin që mendojnë të ndryshojnë jetën . Disa njerëz përpiqen të ndryshojnë jetën e tyre duke e mbingarkuar kohën me detyra, duke mos i dhënë vetes asnjë moment të vetëm në ditë për të pushuar dhe për të marrë kohë.
Për të bërë një ndryshim është shumë më mirë nëse qëllimet janë progresive dhe ndryshime të vogla mund të arrihen çdo ditë. Ndonjëherë është e nevojshme të ndryshoni dhe të përballeni me sfida të reja. Qëndrimi në zonën e rehatisë nuk është partneri më i mirë për të arritur ndryshimet dhe për të qenë më të lumtur me jetë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmoj sadopak në situatën tuaj. Ditë të mbarë./dritare.net

















