Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Më quajnë vajzë të ngathët. Si mund të përmirësohem!

Më quajnë vajzë të ngathët. Si mund të

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që ju drejtohem jam një vajzë e cila kam ndrojë për të pyetur, nuk marr guximin të kërkoj apo të pyes kam frikë nga refuzimi. Çfarë mund të më këshilloni në mënyrë që të përmirësohem në këtë gjë e cila po më pengon gjithmonë e më tepër. Ju faleminderit!

Psikloge Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net!

Disa njerëz nuk e lejojnë veten të kërkojnë atë që kanë nevojë ose duan, sepse kanë frikë nga refuzimi. Në këtë mënyrë ata i mohojnë vetes, mundësinë e marrjes së një përgjigje pozitive. Ka njerëz të cilët nuk kërkojnë atë që kanë nevojë ose duan, për disa arsye. Ata kanë frikë se do t'u thuhet jo. Prandaj, ata heqin dorë. Megjithatë, disa njerëz kanë frikë se ndihen borxhli nëse pyesin. Shpesh, disa presin që të tjerët të propozojnë, duke shpresuar se do të jenë në gjendje të identifikojnë nevojat e tyre. Në këndvështrimin tim ajo që duhet të bëni për të përmirësuar këtë aftësi është se duhet të dini si të kërkoni.

Gjithashtu shumë e rëndësishme të dini si të pyesni. Mënyra juaj e të pyeturit duhet të jetë me besim dhe plot pritshmëri. Ju duhet që të pyesni plot me siguri. Pyetni personin e duhur, atë që mund të plotësojë kërkesën. Lexuesja jonë ju sugjeroj të pyetni qartë dhe konkretisht. Pyetja e vazhdueshme, këmbëngulja, interesi jonë janë mundësi të cilat ju ndihmojnë e dashur. Të mësosh të pyesësh do të bëjë ndryshimin në jetë në mënyrë që të ndihesh e lirë dhe e kënaqur me veten tuaj. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë në situatën tuaj në mënyrë që ju të përmirësoni veten tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net