Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Jam 28 vjeçe, kam problem me veten time pasi nuk u besoj të tjerëve! Çfarë të bëj!

Jam 28 vjeçe, kam problem me veten time pasi nuk u besoj të

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë 28 vjeçe. Kam problem me veten time pasi nuk u besoj të tjerëve.Si mundem ta kuptoj situatën time në lidhje me besimin ndaj të tjerëve? Ju falenderoj

Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!

Përshëndetje Lexuesja jonë

Nëse ndiheni sikur nuk beson , ka shumë të ngjarë që të keni probleme besimi dhe përfundon duke dëmtuar marrëdhëniet.

Të jetosh me frikën e mungesës së besimit ju çon ju të besoni se situata më të këqija do të ndodhin gjithmonë. Të ndash botën e brendshme kërkon besim të ndërsjellë . Për këtë arsye, nëse tentoni të shtypni ndjenjat ose mendimet tuaja

kur përballeni me këtë situatë, është e rëndësishme të kuptoni arsyet dhe të përpiqeni ta zgjidhni këtë situatë .Unë ju kuptoj e dashur lexuesja jonë dhe në opinionin tim shpreh se nëse lëndoheni vazhdimisht nga ata përreth jush, kjo mund të jetë një përvojë që mund të prishi marrëdhëniet tek të tjerët. Në këndvështrimin tim mendojë se një person që ka qenë në marrëdhënie me njerëz që nuk janë të besueshëm ose që i kanë tradhtuar në mënyra të ndryshme, i çon në mungesë besimi. Stresit gjithashtu lexuesja jonë , mund të çojë në mosbesimin e njerëzve që na ndihmojnë apo në njerëz të dashur për ne.

Personaliteti mund të ndikojë gjithashtu në mungesën e besimit te të tjerët. Njerëzit që priren të jenë më neurotikë kanë më pak gjasa të besojnë. Në këndvështrimin tim këto mund të jenë disa nga arsyet kryesore që njerëzit mund të kenë vështirësi t'u besojnë të tjerëve . Nëse problemi juaj vazhdon për shumë gjatë të sugjeroj të kontaktoni një psikolog profesionist. Ju uroj ditë të mbarë e gjithë të mirat./dritare.net