Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

I dashuri më përbuz. Të lutem më ndihmo!

I dashuri më përbuz. Të lutem më ndihmo!
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila kam dy vite që jam e lidhur me një djalë. Marrëdhënia jonë shkon disi mirë por herë pas here mua më duket sikur përbuzem prej të dashurit tim. Ndihem keq e nuk di as si ta menaxhoj e as si ta kuptoj. Ju lutem a më ndihmoni duke më thënë dicka juve ju lutem.Faleminderit.

Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi
Përshëndetje lëxuesja jonë!
Përbuzja në marrëdhënie mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Kjo vetëm e dëmton më tej marrëdhënien. Në fakt, trajtimi i partnerit ose dikujt tjetër me përbuzje do të çojë në më shumë konflikte apo edhe një shkëputje emocionale .Përbuzja është shumë e rrezikshme në marrëdhënie , pasi shkatërron të gjitha themelet e respektit, dashurisë dhe admirimit brenda marrëdhënies. Këto qëndrime mund të çojnë në humbjen e besimit, admirimit dhe vlerësimit të ndërsjellë. Nëse kritika mbizotëron në një marrëdhënie, mund të krijohet mungesë lirie ose autenticiteti brenda marrëdhënies.E dashur lexuesja jonë, është e rëndësishme që situata të trajtohet në mënyrë të përshtatshme dhe të vendosen kufij.Nëse ju përballeni me situatën e tillë në këndvështrimin tim unë do tu sugjeroja që të filloni me ndryshime të vogla. Në vend që të reagoni në mënyrë mbrojtëse ndaj sjelljes së personit tjetër, provoni të flisni për të. Nëse ka një qëndrim, sjellje ose fjalë që ju kanë bërë të ndiheni të zhvlerësuar, flisni me të duke shprehur ndjenjat dhe emocionet tuaja. E dashur lexuesja jonë unë do tu sugjeroja gjithshtu që të mos veproni në mënyrë mbrojtëse . Një nga reagimet tuaja të para kur një person ju trajton me përbuzje është të veproni në mbrojtje. Në vend që të keni këtë reagim, përpiquni të kuptoni pse personi tjetër reagon në këtë mënyrë ndaj jush. Kultivoni dashuri dhe admirim lexuesja jonë. Këto dy qëndrime dhe ndjenja janë thelbësore për të përmirësuar shumë aspekte të marrëdhënies suaj. Përballë një qëndrimi përçmues, vlerësojeni veten dhe mbi të gjitha kujtojini personit tjetër gjithë dashurinë dhe admirimin tuaj të ndërsjellë. Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu të shpenzoni më shumë kohë duke u kujdesur për marrëdhënien dhe lidhjen. Në shumë raste, përbuzja mund të përfshijë sjellje të dëmshme. Nëse mendoni se kjo po ju kufizon, kjo është e rëndësishme të reagoni dhe të ndryshoni situatën tuaj. Nëse të dy njerëzit janë të motivuar dhe të gatshëm për të përmirësuar marrëdhënien, përbuzja ka të ngjarë të zhduket, me kalimin e kohës. Në fakt, përbuzja nuk duhet të jetë e pranishme në asnjë marrëdhënie të shëndetshme Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë në situtën tuaj. Gjithë të mirat./dritare.net