Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

E reja i shkruan psikologes: Kam marrë antidepresantë. A mund të më kthehet depresioni!

E reja i shkruan  psikologes: Kam marrë antidepresantë. A mund të

Përshëndetje psikologe Enertila dhe Dritare.net

Unë që ju shkruaj jam një vajzë 28 vjeç dhe për shumë kohë kam marr antidepresantë pasi kam vuajtur nga depresioni. Kam disa javë që më duket sikur po ndihej që po më kthehen simptomat e depresionit. A është e mundur të më kthehet sërish depresioni kur e kam kaluar njëherë madje edhe me mjekim. Çfarë mund të bëj? Ju falënderoj!

Psikiloge Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Në shumë raste rikthimi depresiv shpesh lidhet me një ngjarje të jashtme si ,humbja e një njeriu të dashur, një ngjarje shumë stresuese, apo çrregullime të gjumit. Një rikthim i depresionit ndodh kur njerëzit që vuajnë nga një çrregullim depresiv përjetojnë simptoma përsëri pavarësisht se janë në trajtim dhe një mënyrë tjetër e rikthimit të depresionit është që simptomat e depresionit të rishfaqen pas gjashtë muajve të parë pas trajtimit. Në fakt, njerëzit mund të kenë më shumë se një episod depresioni në jetën e tyre. Humbja e interesit ose mungesa e kënaqësisë ,ndryshimet e humorit mund të tregojë se një person vuan nga një rikthim depresiv.

Kur vuajnë nga depresioni, ose një rikthim depresiv, njerëzit mund të përfundojnë duke mos dashur më të përfshihen në aktivitete shoqërore, Nëse ju e dashur lexuesja jonë mendoni se keni një rikthim të depresionit në këndvështrimin tim unë do tu sugjeroja të komunikoni me familjen ose miqtë. Nëse mendoni se nuk ndiheni mirë përsëri, është e rëndësishme t'i tregoni familjarëve tuaj. Të kesh dikë me të cilin të flasësh dhe të besosh në ndjenjat e tua mund t'ju ndihmojë të përballoni më mirë simptomat ose mendimet e këtij çrregullimi.

Lexuesja jonë ju duhet të përqendroheni në kujdesin për veten . Kjo do të thotë të përqendroheni në aktivitetin e rregullt fizik, të ndiqni një orar gjumi, një rutinë ose thjesht të përqendroheni në atë që vërtet ju mbush ose ju bën të ndiheni të kënaqur. Nëse keni vuajtur nga depresioni në të kaluarën, është e rëndësishme që të filloni të jeni të vetëdijshëm dhe se si ndryshon në momente të caktuara. Një mënyrë për ta bërë këtë është të shkruani se si ndiheni në një ditar dhe të reflektoni se përse ndiheni kështu ,pra të regjistroni gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse keni të bëni me simptoma të një rikthimi të depresionit lexuesja jonë , është e rëndësishme të shkoni te një specialist i shëndetit mendor psikolog ose psikiatër dhe të ndiqni një trajtim për t'ju ndihmuar ta përballoni atë. Uroj që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net