Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

E reja i shkruan psikologes: Kam gjithçka, por jam e paplotë!

E reja i shkruan psikologes: Kam gjithçka, por jam e paplotë!

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë që e konsideroj veten me fat pasi kam gjithçka, por kam një ndjenjë zbrazëtie, paplotësi, ndihem e trishtuar brenda. Nuk arrij ta kuptoj problemin që kam ndaj do të doja një këshilla nga ju. Ju faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Të ndihesh i vetmuar dhe bosh nuk është diçka që manifestohet vetëm në nivel mendor, por edhe në ndjesi fizike. Jeta e secilit prej nesh përbëhet edhe nga këto momente, nga ditë më të lodhshme se të tjerat, nga emocione herë rozë, të verdhë, jeshile, blu, herë të zeza. Ndjenja e vetmisë dhe zbrazëtisë mund të shfaqet në fakt në prani të ngjarjeve të dhimbshme ose traumatike, ose ndryshimeve të rëndësishme. Kur ndihemi bosh dhe të lodhur, ne kërkojmë jashtë për diçka që mund të mbushë boshllëkun që ndjejmë brenda.

Boshllëku i brendshëm nuk mund të mbushet papritmas. Nuk do ta gjejmë atë që na mungon duke u përpjekur ta mbushim me atë që është jashtë nesh, por është e nevojshme të ndërmarrim një rrugë që fillon brenda nesh. E dashur lexuesja jonë si flllim në këndvështrimin tim unë do t’ju sugjeroja të kuptoni se cili mund të jetë shkaku i këtij boshllëku. Të kuptuarit e asaj që na bën të ndihemi keq është hapi i parë për të ndryshuar. Provoni të pyesni veten se kur keni filluar ta ndjeni këtë zbrazëti dhe në cilat fusha të jetës suaj shfaqet më shumë kjo zbrazëti . E dashur lexuesja jonë pranoni gjithçka që nuk kemi fuqi të ndryshojmë, duke iu përshtatur situatave me vetëdije, çiltërsi dhe interes. Në këtë situatë ndërgjegjësimi është një teknikë që mund të ndihmojë shumë.

Lexuesja jonë mundohuni të kuptoni vlerat tuaja pasi është e rëndësishme të qartësoni veten se çfarë personi dëshiron të jesh . Planifikimi i veprimeve në drejtim të vlerave tona ndihmon në këtë situatë që ju shprehni. Në fakt, është mirë të filloni me hapa të vegjël , veprime të vogla të përditshme që, duke qenë se udhëhiqen nga vlerat , do ta bëjnë jetën më të plotë, më të pasur dhe më kuptimplote. Të veprosh në përputhje me atë që është e rëndësishme nuk do të thotë domosdoshmërish të bësh gjënë më të thjeshtë.

Përkundrazi, në shumicën e rasteve kërkon një përpjekje të madhe, përfshirjen në diçka që ndoshta nuk e kemi bërë kurrë, të kemi guximin për të dalë nga zona e rehatisë . Prandaj, mund të them se, për të mos u përpjekur me çdo kusht për të mbushur atë boshllëk të brendshëm, është e dobishme të përpiqesh t'i kushtosh vëmendje jo vetëm rrethanave të jashtme të jetës, por edhe gjendjes së mendjes. Kjo mund të ndihmojë të mbani kontakt me pjesën më autentike dhe të jeni të qëndrueshëm me atë që jeni, të qëndroni në momentin e tanishëm dhe të mësoni të vlerësoni dhe të jeni mirënjohës për të gjitha gjërat e vogla që keni çdo ditë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat ! /dritare.net