Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Ja si të përgatisni biskota me çokollatë për mëngjes!

Receta/ Ja si të përgatisni biskota me çokollatë për

Kafeja e mëngjesit nuk shkon pa ca biskota të mira. Për këtë arsye, dritare.net ju ka sjellë sot një recetë sesi të përgatisni, biskotat më të shkrifëta dhe të shijshme që mund të keni provuar

Përbërësit:

2 gota miell

2 lugë gjelle niseshte

1 kokerr vezë

1 gotë e gjysmë sheqer

2 lugë gjelle gjalpë ambjenti

Gjysmë gote vaj misri

Kanelle ose vanilje

Fryrës për ëmbelsira

Çokollatë gatimi

Përgatitja

Rrahim vezen me sheqerin dhe gjapin për disa minuta. Më pas shtojmë vajin dhe miellim. Pastaj shtojmë të gjithë përbërësit dhe formojmë brumin dhe e lëmë për 1 orë në frigorifer. E nxjerrim pasi të jetë bërë një orë dhe e ndajmë në toptha të vegjël. Topthat i sheshojmë me dorë dhe i vendosim në tavën e pjekjes. I fusim në furrë të parangrohur me temperaturë 180°, për 10-12 minuta. Ju bëfshin mirë!/E.B-dritare.net

Receta/ Ja si të përgatisni biskota me çokollatë për