Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Nuk mbeteni dot shtatzënë? Ja 5 gjëra që shkaktojnë infertilitet!

Nuk mbeteni dot shtatzënë? Ja 5 gjëra që shkaktojnë

Sipas statistikave, rreth 10 nga 100 gra kanë probleme me shtatzëninë. Trupi i njeriut vepron në mënyra misterioze kur bëhet fjalë për krijimin e një jete të re, dhe ka faktorë të caktuar që mund të ndikojnë. Ndonjëherë, gjërat më të parëndësishme mund të ulin shanset për të mbetur shtatzënë.

Më poshtë dritare.net do ju tregojë 5 gjërat që mund të shkaktojnë infertilitet.

1. Ushtrimet e tepërta

Nuk mbeteni dot shtatzënë? Ja 5 gjëra që shkaktojnë

Ushtrimet mund të rrisin pjellorinë nëse jeni mbipeshë ose nëse ushtroheni sa duhet. Por, mjekët thonë se stërvitjet intesive mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve dhe të ndërhyjnë në ciklin menstrual, që mund të çojë në infertilitet.

2. Nivelet e larta të stresit

Nuk mbeteni dot shtatzënë? Ja 5 gjëra që shkaktojnë

Lidhja e saktë midis infertilitetit dhe stresit është ende e panjohur, por shumë studiues dolën në përfundimin se shqetësimi psikologjik dhe ankthi ndikojnë në shanset për të mbetur shtatzënë.

3. Mosha

Nuk mbeteni dot shtatzënë? Ja 5 gjëra që shkaktojnë

Numri i vezëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj përcaktohet që në lindje. Vezët përkeqësohet ndërsa mosha kalon. Në të 20-tat, një grua ka shanse 25-30% të mbetet shtatzënë çdo muaj. Ky probabilitet zvogëlohet në 5% në moshën 40 vjeç.

4. Pesha e pashëndetshme

Nuk mbeteni dot shtatzënë? Ja 5 gjëra që shkaktojnë

Të qenit mbipeshë ose nënpeshë është arsyeja kryesore për pse nuk mbeteni shtatzënë në 12% të rasteve të infertilitetit, sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësi Riprodhuese. Pesha jo e shëndetshme mund të shkaktojë probleme me nivelin e hormoneve që, nga ana tjetër, çojnë në çrregullime të ovulacionit, cikle të parregullta menstruale dhe rritin rrezikun për aborte.

5. Ekspozimi ndaj kimikateve

Nuk mbeteni dot shtatzënë? Ja 5 gjëra që shkaktojnë

Produktet kozmetike që aplikojmë në trupin tonë dhe kimikatet që përdorim për të pastruar shtëpinë, jo gjithmonë janë të sigurta. Hulumtimet tregojnë se, kimikate të caktuara, si phthalates dhe parabens, mund të shkaktojnë ndërprerje endokrine dhe probleme të tjera të lidhura me të. Provoni të përdorni sa më shumë produkte natyrale, në vend të tyre./E.B-dritare.net