Njerëzit rikrijojnë veprat e artit në karantinë, ja rezultatet!
E Shtunë 4 Prill 2020, 13:01
Dritare.net
Bota tashmë është e paralizuar. Por ndonëse miliona njerëz qëndrojnë të karantinuar në shtëpi, nuk do të thotë që jeta e tyre të kthehet në një monotoni të mërzitshme. Sidomos, kur bëhet fjalë për artin dhe kulturën. Për shkak se njerëzit nuk mund të dalin për të vizituar muze, Muzeu Getty në Los Angeles sfidoi artdashësit që të postojnë foto, duke rikrijuar veprat e tyre të preferuara. Njerëzit iu përgjigjën me shumë entuziazëm dhe mbushën mediat sociale me interpretimet e tyre unike artistike. Ja disa prej tyre./L.F-dritare.net