Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e princit Filip!

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e

Monarku britanik, princi Filip mbushi 99 vjeç në fillim të këtij muaji. Ai ende ruan buzëqeshjen e tij karakteristike në fytyrë, edhe pse me kalimin e viteve ka humbur familjen, është përballur me vështirësi ekonomike dhe sakrifikoi gjërat që donte më shumë, nga karriera deri te mbiemri.

Sot dritare.net donte të ndante me lexuesit e saj anën e panjohur të prinit Filip.

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e
* Rrënjët greke dhe problemet familjare

Filip lindi në ishullin grek të Korfuzit në 1921-shin në radhë për fronin e Greqisë dhe Danimarkës, por gjërat nuk shkuan shumë mirë. Menjëherë pas lindjes së tij, xhaxhai i Filipit, Mbreti Kostandin I, u detyrua të hiqte dorë nga froni dhe familja e Princit Filip u dërgua me forcë në Francë. Prindërit e kishin futur princin Filip në një krevat bebesh të bërë nga arkat e frutave. Më vonë nëna e princit Filip u shtrua në psikiatri dhe u diagnostikua me skizofreni. Babai i tij u shpërngul dhe mezi mbante kontakte me familjen.

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e

Në rininë e tij, Filipi përshkruhej si një njeri i zgjuar, por ishte jashtëzakonisht i sjellshëm. Për të kursyer para, ai ndoqi një shkollë në Gjermani e cila ishte në pronësi të familjes së një prej kunetërve të tij. Fatkeqësisht, disa vjet më vonë, motra e tij bashkë me familjen, përfshirë 3 fëmijë të vegjël, humbën jetën në një aksident ajror. Xhaxhai dhe kujdestari i tij, Lord Milford vdiq nga kanceri i palcës së kockave, një vit më vonë.
Me gjithë mosmarrëveshjet ai ia doli të diplomohej dhe më vonë u regjistrua në Royal Naval College dhe shkëlqeu, duke u bërë një nga togerët më të rinj në Marinën Mbretërore.

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e

Në 1939, princi Filip shoqëroi 2 princeshat e familjes mbretërore dhe në këtë kohë, princesha Elizabet ra në dashuri me të. Çifti shkëmbeu letra dashurie për vite të tëra deri në vitin 1946, kur Filipi i kërkoi mbretit bekimin e tij për t'u martuar me Elizabetën. Mbreti fillimisht nuk donte, pasi Filipi konsiderohej "i varfër" sipas standardeve mbretërore, informon dritare.net

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e

Ai ishte princ grek, kishte të afërm nazistë dhe mbretit iu duk i vonuar dhe irritues. Elizabet, e cila ishte shumë e afërt me të atin, arriti ta bindë mbretin Gregor. Por Filipi duhej të hiqte dorë nga titujt e tij mbretërorë, të merrte shtetësinë britanike, të ndërronte fe dhe të merrte mbiemrin e vajzërisë së nënës së tij “Mountbatten". Në ditën e dasmës, ai kishte 12 pena në llogarinë e tij bankare.


Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e
Pasojat e të qenit burrë i Mbretëreshës

Pas vdekjes së Mbretit George, doli një njoftim ku thuhej që mbretëresha e re nuk do të merrte mbiemrin e burrit dhe do të vazhdonte si Windsor. Kjo me të vërtetë e mërziti Dukën. Filip gjithashtu nuk kishte zgjidhje tjetër, por duhet të hiqte dorë nga karriera e tij në Marinë.

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e

Princi Filip përfundoi 22,219 projekte solo për mbretëreshën derisa u tërhoq në vitin 2017, kur ishte 96 vjeç. Duka tani është 99 vjeç dhe vlera e tij neto është rreth 30 milionë dollarë. Ndërsa e bashkëshortes së tij, mbi 500 milionë dollarë, dhe vlera neto e djalit të tyre Charles është rreth 400 milionë.

Nga fëmijëria e vështirë te sakrificat, ana e panjohur e

Tani, madje edhe para se të dilte në pension Duka u angazhua në punë bamirësie, veçanërisht mbrojtjen e jetës së egër. Përmes çmimit të tij “Duka e Edinburgh”, ai trajnon mijëra të rinj çdo vit në të gjithë globin./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net