
Disa produkte janë bërë posaçërisht për t’u përdorur në banjë, por kjo nuk do të thotë që duhet të mbahen tërë kohës aty. Dritare.net ju tregon më poshtë çfarë nuk duhet të mbani në banjë, dhe pse. Shikoni më poshtë!
1. Ilaçet
Mos i mbani ilaçet në raftet e banjës. Ata duhet të ruhen në temperaturë dhome. Mbajtja e tyre në banjë, e cila është e mbushur me lagështi, mund t’i bëjë ata më pak efektive.
2. Peshqirët
Banja është një mjedis i përsosur për krijimin e mykut. Nëse ju pasi bëni dush, i lini peshqirët në banjë, ata do të fillojnë të krijojë myk. Ndaj asnjëherë mos mbani peshqirin në banjë. E njëjta gjë vlen dhe për robdishanët.
3. Libra
Gjatë kohës që ju pro kryeni nevojat personale në banjë, zgjidhni të merrni një libër nga rafti aty, ose një revistë. Por, ju duhet të dini që librat dhe revistat që mbani në banjë, thithin lagështi dhe do prishin faqet e tyre
4. Bizhuteritë
Kutitë e bizhuterive mbahen një kuti për t’i mbrojtur nga dëmtimet. Mbajtja e tyre ambientet e banjës, do t’i dëmtojë duke iu humbur shkëlqimin apo duke i prishur fare.
5. Furça e dhëmbëve
Po, është e vërtetë, furça e dhëmbëve nuk duhet mbajtur në banjë. Një studim i vitit 2012, në Angli, zbuloi se në një furçë dhëmbësh, strehohen më shumë se 10 milionë baktere. Ata gjithashtu zbuluan se një pjesë e madhe e tyre vjen nga lënda fekale. Për ta mbajtur furçën e pastër, mbajeni diku jashtë banjës.
6. Produktet kozmetike
Lënia e produkteve kozmetike në banjë, i ekspozon ata shumë drejt lagështisë së padëshiruar. Myku dhe bakteret do të bëhen pjesë e produkteve tuaja të makijazhit.
7. Parfumi
Ekspertët e parfumeve thonë se luhatjet e temperaturës, shkatërrojnë integritetin molekular të aromës së parfumit, informon dritare.net. Kjo ndodh për shembull, gjatë kohës që ju jeni në dush, dhe temperatura e banjës rritet.
8. Manikyrët
Shumica e manikyrëve zgjasin rreth dy vjet, informon dritare.net. Duke i lënë ata në banjë, bën që manikyri të bëhet në trajtë të trashë, ose të thahet komplet. Nxehtësia dhe lagështia janë fajtorët.
9. Produktet e rrojës
Dritare.net do t’ju sugjeronte që produktet e rrojës se meshkujve, të mbaheshin jashtë banjës. Përndryshe, lagështia do t’i shkatërrojë ata, duke humbur efektivitetin.
10. Elektronikët jo antiujë
Të gjithë dashurojmë të këndojmë në dush, dhe marrim me vete telefonin për të vënë muzikë. Por ajo që ju duhet të dini, nëse telefoni juaj nuk është antiujë, mund të pësojë dëme serioze./E.B-dritare.net

















