
Foto/ E pabesueshme, por këto kanë ndodhur vërtetë!
Dritare.net
A ju ka ndodhur ndonjëherë një koincidencë, që nuk e besonit që ishte e vërtetë? Janë të rralla vërtetë, por Dritare.net ka përmbledhur disa nga më të jashtëzakonshmet. Hidhini një sy këtyre fotove që me siguri do t’ju habisin edhe juve.
Një djalë mori numrin e garës dhe ajo përkonte me numrin në bluzën e tij.
Një tjetër burrë peshkoi rastësisht kuletën e tij, që e kishte humbur në të njëjtin vend 20 vjet më parë.
Ky djalë, kishte pasionin për helikopterët kur ishte i vogël dhe arriti të hipte në një të tillë. Vite më vonë kur u bë pilot dhe mori një helikopter, kuptoi se ishte i njëjti që kishte hipur 20 vjet më parë kur ishte fëmijë.
Gjashtë gra të ftuara në një dasmë, kishin veshur të njëjtin fustan. Jo, nuk ishin shoqërueset e nuses, siç mund të mendoni të gjithë.
Një flutur që ndalon mbi fotografinë e llojit të vet.
Një makinë që i shpëton shkatërrimit nga një pemë.
Disa qen të lindur me pika nga 1 deri në 3.
Dy makina të së njëjtës markë, ngjitur me njëra-tjetrën, me të njëjtën ngjyrë dhe pothuajse të njëjtin numër./K.C/dritare.net

















