
Gjykata firmos arrestimin e Klodjan Rjepajt dhe biznesmenit Ilir Rrapaj!
E Enjte 17 Gusht 2023, 10:10
Dritare.net

Gjykata ka firmosur 8 urdhra sigurie për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro.
Pas një hetimi që në vitin 2020 lidhur me koncesionin e sterizlimit, SPAK lëshoi sot 8 urdhë-arreste për zyrtarët e implikuar, ku në pranga ra ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj pasi akuzohen për mashtrim.
Masat e sigurisë:
Klodjan Rjepaj- arrest me burg
Ilir Rrapaj- arrest me burg
Saimir Kadiu- arrest shtëpie
Marsela Serjana- arrest shtëpie
Arben Gjata- detyrim paraqitje
Naile Ajazi- detyrim paraqitje
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje
Petri Mersini- detyrim paraqitje./M.K-dritare.net

















