Na ndiqni edhe në

Kronikë

Halla e 3-vjeçarit që u dhunua barbarisht: Doli nga gjendja kritike, ja çfarë u tha mjekëve kur i pa!

Halla e 3-vjeçarit që u dhunua barbarisht: Doli nga gjendja kritike,

Historia e 3-vjeçarit të mitur që u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i nënës dhe që prej ditësh qëndroi në koma ka prekur zemrat e të gjithëve. Por më në fund vjen një lajm i mirë sa i përket gjendjes së tij. Halla e vogëlushit ka thënë në emisionin “Me zemër të hapur” se 3-vjeçari tashmë ka dalë nga gjendja kritike, por vazhdon të jetë në Spitalin e Traumës. Ajo tregon se, kur vogëlushi kishte komunikuar për herë të parë me mjekët u kishte thënë: “Xhaxhi mos më rrih!”

“Fola pak me kamera me djalin, mundohej të fliste pak. Ta ndihmojmë atë fëmijë që ta kalojë atë traumë. Fola me mjekun dhe fëmija thoshte: mos më rrihni! Ato që deklarova për dhunën në familje mi ka pohuar vetë. Nëna nuk mohohet asnjëherë.”, tha halla./K.C/dritare.net