Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Sudani njeh Kosovën shtet

Sudani njeh Kosovën shtet

Sudani ka vendosur ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar të shtunën presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, në margjina të Forumit Diplomatik të Antalias.

Osmani ka publikuar një video në rrjetin social X krah ministrit të Jashtëm sudanez, Ali Yousuf al-Sharif. Osmani thotë se ka marrë njoftimin nga ministri Yousuf se presidenti i Sudanit ka vendosur ta njohë Kosovën dhe se të dyja shtetet do të lidhin marrëdhënie diplomatike.

“Faleminderit në emër të popullit të Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, ka thënë se mezi pret thellimin e raporteve ndërshtetërore teksa ka ftuar Osmanin për vizitë në Sudan.

Ai edhe Osmani kanë falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për Forumin.

Sudani është shtet në Afrikë. Ai ka popullatë rreth 50 milionë banorë. Është shteti i tretë më i madh në këtë kontinent.

Njohja nga Sudani vjen dy javë pas njohjes që u konfirmua nga Kenia. Tashmë Kosova njihet nga 119 shtete./L.F-dritare.net