
Rritet kurba e infektimeve në Kosovë, 114 raste pozitive në 24 orë
E Premte 3 Korrik 2020, 22:10
Dritare.net
Vijon të rritet kurba e infektimeve në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 114 raste të reja.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se janë shëruar edhe 117 persona të prekur nga koronavirusi./K.C/dritare.net

















