
Qeveria greke subvencionon qytetarët për karburantin. 100 euro çdo muaj!
E Enjte 23 Qershor 2022, 16:04
Dritare.net
Qeveria greke do të subvencionojë qytetarët pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburanteve. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se subvencioni do të shkojë deri në 80 euro, ku për makinat do të jepen nga 45 deri në 60 euro ndërsa për motoçikletat 35 euro.
Në ishujt, ku çmimet e karburantit janë më të larta, subvencioni do të shkojë deri në 100 euro në muaj për makinat dhe 70 euro për motoçikletat. Masa do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të zgjasë deri në fund të shtatorit, kur situata do të rivlerësohet. Nga subvencionimi përfitojnë rreth 3 milionë shoferë./L.F-dritare.net

















