
Pas takimit me Kurtin, flet Krasniqi: As qeveria vetë nuk e di në çfarë rruge ka hyrë!
E Martë 8 Nëntor 2022, 10:10
Dritare.net
Memli Krasniqi, kreu Partisë Demokratike të Kosovës, pas takimit me Albin Kurtin tha se doli nga mbledhja me një pasiguri për qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti.
"Fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Këto kanë qenë disa nga konsideratat që dje më kanë shtyrë që edhe ti drejtohem kryeministrit e t’ia shpreh gatishmërinë për komunikim të hapur e të vazhdueshëm për tu takuar dhe diskutuar, për të parë mundësitë për ti ndihmuar.
Unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë e ku duan të dalin suksesshëm prej kësaj rruge duke e ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funskionimin e shtetit ashtu siç e kemi pasur," u shpreh ai./Xh.Xh/dritare.net

















