
Kuvendi shkarkon bordin e Radio Televizionit të Kosovës!
Dritare.net
Është shkarkuar ditën e sotme bordi i Radio Televizionit të Kosovës. Vendimi është marrë në Kuvend, ku deputetët votuan për secilin nga anëtarët.
Opozita nga ana e saj ka kundërshtuar me tone të forta shkarkimet duke theksuar se kanë prapavijë politike. Sipas tyre qeveria po tenton të kontrollojë bordin e ri të RTK-së, që do të emërohet.
Përmes një reagimi të përbashkët, bordi ka thënë se do të ndjekë rrugët ligjore për ta kundërshtuar atë, që e ka konsideruar, vendim arbitrar.
“Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave”, është thënë mes tjerash në reagim./M.M-dritare.net

















