Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti pranon të heqë policinë nga Veriu dhe të mbajë zgjedhje të reja në Veri!

Kurti pranon të heqë policinë nga Veriu dhe të mbajë

Kryeministri i Kosovës ka rënë dakord me kushtet e Bashkimit Evropian për tërheqjen e policisë nga Veriu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në 4 komunat.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në takimin që kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka zhvilluar të hënën me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova është pajtuar që menjëherë të zvogëlojë praninë policore përreth ndërtesave komunale në veri, në masën 25%.

Një pikë tjetër është ajo për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri.

“Qeveria e Kosovës përmes një deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës. Kosova shpreh përkushtimin për sigurimin e bazës së nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e këtyre zgjedhjeve”, thuhet në këtë pikë.

Në pikën e katërt të listuar nga Qeveria, thuhet se BE-ja do ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit theksohet se do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes. Veprimet e sipërpërmendura thuhet se do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore.​/L.F-dritare.net