Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosova shtrëngon masat/ Zonat e kuqe futen në karantinë nga ora 19:00

Kosova shtrëngon masat/ Zonat e kuqe futen në karantinë nga ora

Kosova ka vendosur të tjera masa për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Masat më poshtë janë vetëm për zonat e kuqe: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Ferizaj, Shtime, Gjilan, Mitrovicë e Jugut.

– Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;

-Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:

– Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;

-Qytetarëve për nevoja emergjente;

-Operatorëve që kryejnë punë publike;

– Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;

-Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

-Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”./K.C/dritare.net