
DASH: Marrëdhënia Kosovë-Serbi, do të normalizohet përmes dialogut!
Dritare.net
Pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet mes Serbisë dhe Kosovës, SHBA beson se të dyja vendet përmes dialogut do të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të zhbllokojë të ardhmen e tyre evropiane.
“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thuhet në një prononcim të Departamentit Amerikan të Shtetit, për gazetën Ekspres.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Së fundmi Serbia dhe Kosova arritën marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet. Serbia ka vendosur të lejojë shtetasit e Kosovës të udhëtojnë në territorin e saj, sikurse edhe Kosova ka pranuar të njëjtën gjë./L.F-dritare.net

















