
Bashkëshorti i saj kapet në video duke blerë vota/ Jep dorëheqjen ministrja e jashtme në Kosovë!
Dritare.net
Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pas skandalit lidhur me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkroi Meliza Haradinaj-Stublla.
Ky hap i saj vjen pas publikimit të një video në të cilën supozohet se bashkëshorti i saj Dardan Stublla, ka blerë vota për të. Për këtë arsye ajo ka kërkuar rinumërim të votave./L.F-dritare.net

















