Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell njoftoi së fundmi se është arritur marrëveshja mes Serbisë he Kosovës për dokumentet. Borrell njofton përmes një postimi në twitter se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për shtetasit me ID të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së”, shkruan Borrell.

Kosova ka vendosur të zbatojë masën e reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë, duke nisur nga 1 gushti, mirëpo vendimi është shtyrë më 31 korrik, pas tensioneve të krijuar në veri, dhe me kërkesë të SHBA-së dhe BE-së. Vendimi do të duhej të rifillonte së zbatuari më 1 shtator.

Sipas vendimit Kosova do të lëshonte dokumente hyrjeje për secilin qytetar të Serbisë që hyn në Kosovë, ashtu siç ka vepruar deri tani Serbia me qytetarët e Kosovës që hyjnë në Serbi./L.F-dritare.net