
Kurti thirrje për Osmanin në presidencë: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti!
E Shtunë 3 Prill 2021, 17:05
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pak para nisjes së seancës plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është shprehur përmes një statusi në "Facebook" se mbrëmë fitoi opozita e sonte duhet të fitojë shteti, ku thekson dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.
“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë”, ka shkruar Kurti. /M.M-dritare.net

















