Ju njohim me kampionin shqiptar të notit, që garoi në Oqeanin Paqësor!

Nga Fjorda Llukmani

E dinit që në Ekipin Kombëtar Shqiptar të notit paskemi një talent? Mbase kemi më shumë por më njërin prej tyre u njoha sot. Franc Aleksi është shqiptari i parë që ka garuar në sfidën Open Water. Kjo garë mbahet në Oqeanin Paqësor në Kalifornia të Amerikës. Franci ka notuar në distancën 3 milje (4.828 km) duke e përshkruar për 51 minuta e 52 sekonda.

Midis 204 pjesmarrësve ka zënë vendin e dytë vetëm 2 sekonda larg çmimit të parë, duke rrëmbyer medaljen e argjendtë. Tek lexoj për të shoh që thyer dhe rekordin kombëtar në Botërorin e notit në Korea.

Franci është 20 vjeç, studion në SHBA dhe është me bursë vetëm sepse është kampion noti. Ama ndryshe nga moshatarët e tij i ka dedikuar jetën sportit duke çuar flamurin tonë nga një cep i globit në tjetrin, nëpër garat që merr pjesë. Të rinj të tillë me qëllime të bukura për jetën na duhen më shumë. Në një Shqipëri plot me Mihalër bëhu një Franc. E në vend që të shpërndash një histori të trishtë për nxirjen e reputacionit, urdhëro shpërnda një rast suksesi.

LEXO DHE :  Fallxhorja në Durrës që të bën me fëmijë duke ngrënë karamele

Franc e di çfarë më ka mbetur fiksim që kur isha e vogël? Të shikoja një notar shqiptar që kalonte kanalin e Otrantos. Sa herë zgjohesha në brigjet e Vlorës mendoja: ‘A do ta marrë përsipër dikush ta bëjë këtë?’ Tani që e mendoj ai dikushi mund të ishe ti. Gjyshi më tregonte që para shumë vjetësh e ka bërë një notar Italian, të cilit ja kanë lyer trupin me gjalp dhe e kanë futur në kafaz për ta mbrojtur nga kafshët. Sigurisht kur ka arritur në Vlorës e ka pritur gjithë qyteti me brohorima.

E çfarë janë 50 km not për ty? Asgjë! Prandaj nëse një ditë do e konsiderosh të marrësh përsipër këtë sfidë më lajmëro. Dua të jem aty me shumë të tjerë duke të mbështetur, sepse njerëz si ty meritojnë më shumë reklamë.

Ndër të tjera Franci është dhe kanditat për Lojrat Olimpike që mbahet në Tokio vitin tjetër. Kjo kërkon stërvitje intensive dhe siç duket atij nuk i mungon vullneti e motivimi për të kapur majat./ Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.