Follow us on

Ngjarjet e Ditës

Reshjet e dëborës shkaktojnë problem me qarkullimin. Ja gjendje e akseve në vend!

Reshjet e dëborës shkaktojnë problem me qarkullimin. Ja gjendje e

Reshjet e borës që kanë vijuar gjatë natës kanë bërë që në disa akse të ketë vështirësi kalimi. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës. Kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht . Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë. Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë, ndaj qarkullohet me zinxhirë në:

Reshjet e dëborës shkaktojnë problem me qarkullimin. Ja gjendje e

Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,

Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,

Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Reshjet e dëborës shkaktojnë problem me qarkullimin. Ja gjendje e

ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./L.F-dritare.net