
Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë këmbëngulës dhe kreativë. Çdo gjë që dëshironi do ju realizohet më së miri. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer në çdo moment. Financat duhet te vazhdoni t'i mbani nën kontroll sepse në të kundërt do keni probleme serioze.
Demi
Sot do doni të jeni ju ata që do thoni fjalën e fundit për gjithçka dhe ashtu do ju duket vetja më të rëndësishëm. Shëndeti do jetë disi delikat fillimisht, por më pas do fillojë të normalizohet. Ushqehuni sa më mirë dhe kryeni nga pak aktivitet fizik. Plutoni do jetë planeti që do iu ndihmojë t'i zgjidhni të gjitha problemet financiare një e nga një.
Binjakët
Do keni kundërshti të shumta me personat që do keni pranë sot dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë për t'u alarmuar. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e keqe, megjithatë pak maturi më tepër me shpenzimet nuk do ju bëjë keq.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni të kujdesshëm madje edhe për detajet më të vogla. Çdo gjë do ju ecë mirë. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme përveç lodhjes që mund të ndieni herë pas here nga puna. Në planin financiar keni për të pasur tronditje të forta. Nuk do arrini dot t'i kryeni me maturi shpenzimet dhe ky do jetë një problem.
Luani
Jupiteri do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite për t’u ndier edhe më të lumtur se më parë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë as shumë e mirë as shumë e keqe. Mund të prekeni nga ndonjë rrufë, por nuk do keni shqetësime serioze. Buxheti do jetë i favorizuar dhe gjendja në këtë sektor ka për të qenë shumë herë më e mirë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do doni të bëni më të mirën e mundshme pak rëndësi sa do ju kushtojë kjo gjë. Saturni do jetë planeti që do ju ndihmojë të keni shëndet sa më të mirë dhe të jeni gjithmonë energjike. Në planin financiar duhet të bëni sa më shumë kujdes sepse nëse situata ju del jashtë kontrollit nuk do mund ta rimerrni dot më veten.
Peshorja
Gjatë kësaj dite, me ndihmën e Uranit, do bëni një bilanc të gjithçkaje dhe do merrni edhe disa vendime. Shëndeti do jetë akoma më i mirë nëse nuk mbani dieta dhe nuk pini duhan e alkool. Të ardhurat me shumë mundësi do kenë përmirësime të vazhdueshme edhe falë mbështetjes së madhe që do iu japin të afërmit.
Akrepi
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni mjaft realistë dhe me pak përpjekje do arrini çdo gjë që keni dëshiruar. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do jeni energjikë dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Edhe buxheti do lërë goxha për të dëshiruar. Shmangni me çdo kusht shpenzimet në mënyrë që mos keni probleme.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni shpesh në ankth dhe në merak për ecurinë e gjërave, megjithatë deri në mbrëmje situata mund të ndryshojë. Gjendja shëndetësore herë do jetë e qëndrueshme dhe here mund të ketë disa shqetësime të vogla. Nuk është nevoja të alarmoheni, por nuk duhet as të lini ndonjë shqetësim pas dore. Në planin financiar do dini të vendosni rregull dhe gjendja do jetë e mirë.
Bricjapi
Ditë e mbushur me dinamizëm do jetë kjo e sotmja. Do arrini të krijoni një klimë përherë harmonike. Shëndeti nuk do jetë i keq, por nëse shtoni dozat e alkoolit mund të keni shqetësime nga veshkat. Për financat mos dëgjoni ato që do ju thonë rreth e rrotull, por flisni vetëm me specialistë të fushës.
Ujori
Edhe pse pritet që gjërat të ecin mjaft mirë sot, mundohuni të mos tregoheni të paarsyeshëm. Gjendja shëndetësore nuk do jetë gjithë kohës e mirë. Mundohuni të ecni sa më shumë dhe të hidratoheni. Në planin financiar vështirësitë kanë për të qenë goxha të mëdha kështu që mos kryeni shpenzime të tjera përveç atyre që i keni të domosdoshme.
Peshqit
Hëna do ju bëjë të palogjikshëm gjatë kësaj dite dhe do veproni pa qenë shumë të bindur. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq nëse nuk e teproni me ëmbëlsirat apo me gjërat e kripura. Në planin financiar duhet t'i merrni gjërat shtruar dhe për çdo shpenzim duhet të mendoheni disa herë. /dritare.net

















