
Dashi
Do jeni në kërkim të paqes dhe harmonisë gjatë kësaj dite dhe keni për të arritur atë që dëshironi. Zemra do ju mbushet përherë me gëzim. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do jeni të ndjeshëm dhe lodhja apo pagjumësia do sjellë pasoja të menjëhershme. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do ju bëjë të paduruar për të zgjidhur problemet duke bërë kështu edhe disa gabime.
Demi
Do reflektoni shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Të gjithë do ju vlerësojnë edhe për durimin dhe qetësinë. Shëndeti do jetë disi më i mirë se disa kohë më parë megjithatë duhet ende të tregoheni të kujdesshëm. Sipas Dritare.net, për financat duhet të përkujdeseni pak më tepër dhe keni për ta parë që gjendja do përmirësohet ndjeshëm.
Binjakët
Do keni shumë vullnet gjatë kësaj dite, por në disa momente do bëni gjëra të gabuar për të cilat do merrni kritika. Fatmirësisht shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha përveç lodhjes nga punët e përditshme. Vazhdoni të mbroheni dhe të konsumoni ushqimet më të domosdoshme për organizmin. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë.
Gaforrja
Marsi në bashkëpunim me Uranin do ju stimulojë edhe më shumë kreativitetin sot. Nga ana tjetër do jeni edhe shumë më të organizuar se më parë. Shëndeti do jetë i stabilizuar dhe nuk do keni aspak shqetësime. Nëse keni kohë që mendoni për ndonjë ndërhyrje estetike është koha e duhur për ta bërë. Financat duhet ti mbani nën kontroll sepse do ju duhen para edhe për më vonë.
Luani
Gjatë kësaj dite do ju hapen porta të reja dhe do ju rikthehet optimizmi. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Me pak përkujdesje, me të ngrohta dhe regjim do ndiheni sërish në formë. Shpenzimet duhet t'i kryeni të mirëmenduara sepse në të kundërt gjendja mund të përkeqësohet.
Virgjëresha
Bëni të pamundurën për të zgjidhur çdo lloj mosmarrëveshje gjatë kësaj dite sepse po i latë pas dore situata do ndërlikohet më shumë. Me shëndetin mos luani shumë. Shmangni dietat ekstreme sepse mund të keni rënie tensioni dhe probleme me qarkullimin e gjakut. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos merrni asnjë vendim me rëndësi.
Peshorja
Dielli do ju bëjë shumë kreativë gjatë kësaj dite dhe do dini ta bëni jetën sa më të bukur. Me shëndetin fatmirësisht nuk priten shqetësime, përkundrazi do keni gjithë energjinë që ju duhet. Sipas Dritare.net, në planin financiar do e keni të vështirë ta përmirësoni situatën pas problemeve që keni pasur. Bëni durim!
Akrepi
Mund të ketë edhe ndonjë trazirë të vogël gjatë kësaj dite, por gjithçka ka për të kaluar shpejt. Ju e dini se çfarë doni dhe do bëni gjithçka për ta arritur. Shëndeti do jetë më i mirë. Do i kaloni të gjitha problemet dhe do ndiheni më energjikë. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më tepër, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite duhet të guxoni që të përjetoni emocione më të mëdha se më parë. Dilni pak në ballkon sepse po u mbyllët brenda katër mureve rutina do ju pushtojë. Shëndeti në përgjithësi do jetë i qëndrueshëm. Do keni rezistencë të madhe fizike dhe morale. Financat nuk do jenë aspak të mira, por papritur dikush do iu ofrojë ndihmën e tij të vyer. Përfitoni!
Bricjapi
Gjërat nuk do jenë shumë të lehta për ju sot dhe do ju duhet të bëni disa kufizime që të mos keni probleme. Edhe me shëndetin nuk duhet të luani. Mos u fiksoni pas mjekësisë alternative për çdo shqetësim, por këshillohuni me mjekët. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga Neptuni. Mos kryeni shpenzime të mëdha.
Ujori
Gjatë kësaj dite pak rëndësi ka çfarë do mendojnë të tjerët, ju do veproni ashtu si do ju vijë për momentin. Në fakt mund të bëni edhe disa gabime. Shëndeti nuk do ketë probleme, megjithatë rekomandohet të merrni më tepër vitamina dhe proteina. Financat do jenë të mira kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim.
Peshqit
Shtojini pak dozat e fantazisë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Shëndeti mund të ketë probleme pas mesditës. Shikoni mirë ku shkelni sepse mund të bini dhe të dëmtoheni. Financat nuk do jenë të këqija, por nuk është momenti për shpenzime të mëdha. /dritare.net

















