Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Fshati Asim Zeneli, thesari i Gjirokastrës!

Fshati Asim Zeneli, thesari i Gjirokastrës!

Dritare TV ishte në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Historia e fshatit nis më 1953, kur kishte vetëm tre shtëpi. Për pak vite, u ndërtua i gjithi cep më cep. Me një qendër që ishte një vatër kulturë. Dikur gumëzhinte nga jeta kulturore, thotë Belul Hila, një banor i fshatit për Dritare TV. Sot ka gjysmën e banorëve që kishte në 1990, por të njëjtën rëndësi si dikur, për vetë emrin që mban ky fshat.

Fshati Asim Zeneli, thesari i Gjirokastrës!

Asim Zeneli, ishte heroi i të gjithëve, thotë zoti Hila, jo vetëm i yni, ndaj për nder të tij dhe për gjithçka çfarë ka ky fshat, ju që shkoni në Gjirokastër, ktheni rrugën edhe për në Asim Zenel.

Fshati Asim Zeneli, thesari i Gjirokastrës!

“Fshati Asim Zeneli është krijuar në vitin 1947 si ish kooperativë bujqësore. Si fshat fillimet i ka në 1953, ardhur të gjithë nga zona e Labërisë, Progonat, Golem dhe Lekdush. U ngulën të gjithë këtu në këtë kodrinë. 65% e fshatarëve këtu janë nga Progonati. Edhe vetë Asim Zeneli.

Si fillim u ndërtuan vetëm tre shtëpi, më pas deri në vitin 60 njerëzit nga të gjithë zonat e Labërisë erdhën dhe u shpërngulën këtu.

Të parat objekte që u bënë ishte shkolla, fusha e sportit dhe më pas shtëpia e Kulturës. Në fund të vitit 1992, kishte 527 njerëz, ndërsa sot janë rreth 250. Kryesisht njerëzit kanë ikur për të shkuar në emigracion, ose edhe në Tiranë, për një jetë më të mirë.

Fshati Asim Zeneli, thesari i Gjirokastrës!

Kjo qendër dikur kishte të gjithë objektet social-kulturore. Vetëm nga ky fshat kanë studiuar 110 djem e vajza. Dikur kjo ishte një arritje e madhe, sepse jo të gjithë ishin të lirë për të shkuar në shkollë të lartë.

Fshati tani ka më pak njerëz, më pak aktivitete ndaj unë mendoj se për t’i shërbyer kohës, shtëpitë duhet të kthehen në bujtina.

Asim Zeneli është djalë nga Progonati, ishte oficer, u largua nga ushtria italiane dhe erdhi për të luftuar për çlirimin e vendit. Ai ra dëshmor në 2 korrik të vitit 1943. Ne e kemi për krenari që ky fshat mban emrin e një heroi, sepse ai nuk është vetëm i yni, por i të gjithëve!”, thotë zoti Hila për Dritare TV./L.F-dritare.net