
Video arkivë/ Ja qëndrimi i Ramës, kur ishte kryetar Bashkie, për ndërtimet e palegalizuara të Unazës së Re!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i prerë në lidhje me procesin e dëmshpërblimit duke deklaruar se nuk do të dëmshpërblehet asnjë objekt i palegalizuar dhe informal.
Por, me po të njëjtën situatë, kryeministri i vendit Edi Rama është përballur edhe 14 vite më parë, aso kohe kryetar Bashkie.
Bashkia e Tiranës, aso kohe do të ndërtonte Unazën e Re, por hasi në protesta të banorëve për shkak se objektet do të shembeshin dhe shtëpitë dhe bizneset ishin të palegalizuara.
Në një deklaratë nga Bashkia e Tiranës me 8 tetor 2004, që sjell Dritare.net, Rama kishte pothuajse të njëjtin qëndrim që mban edhe sot pas 14 vitesh në lidhje me objektet e legalizuara.
Rama i mëshonte fort faktit që çdo objekt i legalizueshëm duhet legalizuar, por ishte i vendosur për prishjen e çdo projekti që ka zënë hapësirë ku kalon një projekt.
"Ne do të bëjmë shkolla, kopshte, çerdhe e investime të tjera, dhe do të prishim çdo gjë që na del përpara. "-thoshte Rama në 2004.
" Asnjë qytetar, nuk do të ketë asnjë shansë që të mbajë nën këmbë asnjë centimetër kub ndërtim të paligjshëm aty ku bashkia e Tiranës do të ndërtojë infrastrukturën. Sa i përket projektit të Unazës së Re, është një padituri e madhe profesionale për të gjithë ata që e kundërshtojnë procesin.
Meqenëse unë jam nismëtarë i idesë së legalizimit, unë dua të jap pikëpamjen time në lidhje me këtë projekt:
Qëllimi i kësaj ideje ka qenë për t'i dhënë fund një herë e mirë, zonave informale dhe integrimin e tyre, për t'i dhënë mazhorancës një instrument për mijëra njerëz në nevojë të cilët gjatë lëvizjes demografike, erdhën drejt qyteteve të mëdha për një jetë më të mirë. Duke iu referuar prevojave botërore, në asnjë vend të botës nuk ekziston legalizimi i gjithçkaje të ngritur pa leje.
Çfarë do të thotë t'i paguajë shteti? Qe t'i paguajë shteti, do të thotë që te prekim xhepin e çdo qytetari taksapagues, sepse kjo është forca paguese e shtetit. Forca paguese e shtetit është kontributi, i qytetarëve taksapagues, pra në xhepin e çdo qytetari taksapagues, i cili kontribuon për të pasur rrugë, shkolla, çerdhe, spitale, ne të fusim dorën për të paguar shtëpitë, për të paguar kafenetë, për të paguar bizneset, për ta paguar tullat dhe llaçin e atyre që kanë zënë rrugën.
Pra, qytetari taksapagues nuk mund të futet në Tiranë, pa paguar për të hequr nga rruga atë që është ngulur aty.
Çfarë do të thotë nuk ekzistonte shteti? Shteti nuk ekzistonte, por ligji ekzistonte, sepse po të mos kishte ekzistuar edhe ligji, të gjithë do të kishin bërë këtë punë.
Fakti që shteti nuk ekzistonte, nuk i jep të drejtën asnjeri që të shkelte ligjin. Në një kohë nuk ekziston shteti, vrasja, vjedhja dhe çdo formë tjetër e shkeljes së ligjit dënohet, në kohën kur shteti vjen, dhe mbi të gjitha ajo që është më shqetësuesja është që nuk kuptohet se ne po krijojmë kulturën e vënies se qytetarit korrekt ne shërbim ndaj të gjithë atyre të tjerëve që nuk janë korrektë. Po vëmë përpara qytetarit korrekt, krimet e të kaluarës. Duhet të paguajnë të gjithë qytetarët korrektë të këtij vendi, të cilët kanë një mijë e një halle. Kjo do të thotë qe duhet sens mase në dëmshpërblimi ne atyre që meritojnë të dëmshpërblehen, por që nuk meritojnë ta kërkojnë shpërblimin nga fëmijët tanë. Duhet të paguajnë qytetarët korrektë për të gjithë ata të tjerë të cilët në një moment të caktuar ndërtuan pa leje"-thoshte ndër të tjera Rama në 2004.
Gjithashtu, edhe në vitin 2013 kur Rama në Astir kërkonte votën për zgjedhjet e përgjithshme, ai kishte po të njëjtin qëndrim kur banorët e pyesnin për pallatet e palegalizuara./ I.M-Dritare.net

















