Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Alfred Peza rrëfehet: Si më rrëmbyen në '97-ën, dhe çfarë më shpëtoi

Video/ Alfred Peza rrëfehet: Si më rrëmbyen në
Alfred Peza gjatë intervistës në emisionin Top Story të Sokol Ballës ka treguar historinë e marsit të vitit 1997.

Ai ishte reporter i gazetës Koha Jonë dhe ndërsa po shoqëronte një gazetar të famshëm të “Corriere della Sera”, u mor peng në qytetin e Fierit.

“Dy makina pa targa na dolën para dhe na çuan në komisariatin e policisë. Unë isha i vrarë praktikisht, pasi më çuan në komisarit ka qenë një histori tmerri. Disa njerëz mirditorë më kanë rrahur me shkopin gome, mbi 1 mijë goditje pasi më hoqën rrobat e trupit. Ata ishin me kapuça dhe më futën pasaportën në xhaketë. Njëri prej tyre më tha se kur të të gjejnë të vdekur ta dijnë se kush je. Ishte gazetari italian që më shpëtoi jetën pasi e kthehu historinë e rrëmbimit në çështje në Tiranë. I falënderoj torturuesit e mi, që nuk më goditën në asnjë moment në kokë dhe në organet gjenitale. Nuk e di nëse ka qenë e programuar, por për këtë i kam falur”, tregoi Peza.