Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tek liqeni kamp veror për të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë

Tek liqeni kamp veror për të gjithë fëmijët e familjeve

Tek liqeni është krijuar një kamp veror për fëmijët të cilët marrin pjesë çdo ditë në aktivitete të ndryshme sportive, edukative dhe kulturore. Kampi veror është ngritur nga Bashkia e Tiranës, Mobike Albania, Telekom Albania. Ralisht ato frekuentohet nga fëmijët e familjeve në nevojë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua fëmijëve pjesëmarrës dhe tha se kampi veror është kthyer në një traditë. “Këto dy muaj kemi krijuar një traditë shumë të bukur me kampin. Jo të gjithë fëmijët kanë mundësi të shkojnë në plazh apo të bëjnë pushime, ndaj i sollëm këtu në mes të Tiranës”, tha Veliaj.

Veliaj dha lajmin e mirë se këtë shtator shkolla 9-vjeçare e rindërtuar “Kosova” do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët e .

 Ai nënvizoi se puna do të vijojë edhe për përmirësimin e kushteve dhe të shërbimit në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Veliaj deklaroi se Bashkia do të vazhdojë në të gjithë kopshtet e Tiranës me një menu të re, si një mënyrë fantastike për të përgatitur që në moshë të vogël edukatën e të ushqyerit shëndetshëm. “Ju pëlqen menuja e re në kopshte? Në fillim e di që ishte një çikë e vështirë sepse të gjithë donim patatina dhe pije me gaz, por tani që ka më shumë jogurt, më shumë drithëra, perime, besoj se kemi fëmijë më të shëndetshëm se sa më parë kur hanim vetëm gjëra të skuqura dhe pije me gaz.

o.j/dita

August 15, 2018 14:17