Merruni me omëletën e Dhërmiut, po turku ju rropi

Kur lexoj këto çmimet e omëletave në Dhërmi, e kafes  në Durrës, më çudit që të  gjithë e shajnë Shqipërinë për çmime e shërbime e askush nuk thotë një fjalë për Turqinë që po bën namin.

Gënjejnë agjencitë, gënjejnë hotelet dhe ne shqiptarët gati jemi. Sikur dhe m.., po qe i huaj, është i mirë. Vendin tonë e bëjmë copë e s’kemi mëshirë për asnjë papërsosmëri.

Por ja ç’më ndodhi mua në Antalia. Dua ta ndaj historinë time në dritare.net, se mbase kush më lexon, nuk bën gabimet e mia, vitin që vjen.

Shkova te agjencia më serioze shqiptare. Kështu thonë, për ‘Vas Tour’, se ka shumë vjet në treg, ndërsa këto çupëlinat ndërrohen çdo vit.

 

Shkova dhe kërkova resort me 5 yje dhe ja ku u gjet ‘Paloma Ocean Resort’, në Antalia.

 

Epo i thuhej jo kësaj parajse, ndonëse çmimi qe i kripur. 2600 euro, dy veta, për 10 ditë.

Puna është që vilat qenë për Facebook. Se në fakt vila ime ishte kjo.

Dhomë e vjetër, milingona, mobilie te stërpërdorura, shërbim dhome që të plaste shpirtin, edhe me bakshish, se pa bakshish e pastronin në darkë.

 

Dhe më e tmerrshmja, në 1 të natës, sikur hapej rubineti ujerave të zeza dhe aty nuk flihej me.

LEXO DHE :  Rama në ditën e Kurban Bajramit: Po rimëkëmbim xhamitë në të gjithë vendin

Ma ndërruan kur e kërkova, me çuan kat të dytë. Këtë herë pa milingona. Po era e m… në 1, na vizitonte prapë.

 

Mirë në dhome s’të rrihej, po ku të rrije. Restoranti me orar. Të haje me vrap, se mbaronte dhe mbyllej, si të ishte mensë konvikti. Dhe të mendosh që pushimet në Turqi, kaq janë, shkova në mensë, dola nga mensa, do iki në mensë, çfarë ka në mensë.

Etj, etj, po s’po vazhdoj se mërzitem të kujtoj çdo detaj që të prishte pushimet që aq janë të shkretat, ikin shpejt.

Dhe dritare.net, mos kujtoni se jam vetëm unë, i gënjyer.  Dhe sa të tjerë si unë, që nuk hapin gojë për Turqinë, a thua po shkojmë falas.Se vërtet çdo gjë është pa lekë, por pasi na kanë rrjepur në agjenci.

Po sikur t’i harxhonim këto lekë në Shqipëri, a e dini sa më mirë do bëhej vendi ynë?

 

 

Turizmi, paratë e derdhura për të , në atdhe, na pasurojnë të gjithë. Paratë për Turqinë, vetëm agjencitë pasurojnë edhe turqit.

Enverin dhe Erdoganin, dmth./dritare.net

26 Comments

  1. Zgjohu nga gjumi oj Shqipe. 1.Çka te qoj djalli me shku ne Turqi kur e ki Shqiperin me 500 klm katror det? 2. PO qahemi ne Shqiperin sepse une dhe shume te tjere qe njoh nuk shkojm ne turqi ne po vim ne Shqiperi dhe, edhe ketu hiq me lir nuk na qet 1000 euro per 10 dite. 3. Ty sta paska bo turku po SHQIPTARI YT nga kjo agjensi. Prandaj nje thenje e vjeter thot: (qe me pare me falni per fjalorin) Po tenton te lash M.. me shurre.

  2. Komenti i tetij kosovarit eshte shum i sakte, agjensite tona turistike jane ne dore te krimineleve sepse kur shkon ne Antale dhe bisedon me te huaj shikon qe ne paguajm me shume, sa per kushtet ka dhe atje mangesi por ka kulture dbe komoditet te pa krahasuar me ne.

  3. Sherbimi dhe kushtet ne Turqi jane te shkelqyera. Agjensite tona jane ne dore te mashtruseve dhe vampireve. Jane shume te drejta vrejtjet ne drejtim te agjensise, JANE MASHTRUSE…

  4. Kam shkuar disa here ne Antale dhe jam e kenaqur. Nuk eshte deti si ne jug por eshte i paster, ushqim dhe pije jane pa limit. Shteti duhet te vere dore te agjensite tona se jane kriminale me hajdute te pa ngopur.

  5. Shkoj shpesh ne Antale se ka komoditet qetesi luks por orjentimi i agjensive eshte nje mashtrim, po nuk i njohe rezortet te genjejne leket ti marin per 5 yje dhe kur shkon atje e gjen me 2 ose 3 yje. ESHTE SHUME E DREJTE QE VREJTJA BEHET DUKE NXJERE EMRIN E AGJENSISE DHE ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE KJO MBAHET SI NGA ME TE MIRAT DHE ME TE VJETRAT… TURP AGJENSISE…

  6. Keshtu behen vrejtjet dhe kritikat me emer dhe troc, jo si disa medja qe thone u shiten ushqime te skaduara por se japin ku, u kapen disa pika karburanti qe abuzojne me cilesine dhe me litrat pra vjedhin po ku, qe populli te mos shkoi me. BRAVO, KJO ESHTE GAZETARI…..

  7. Me thene te drejten une shkoj ne Antale sepse eshte qetesi, nuk degjon u vra, te shtena me arme, e vrau me skaf apo me motor deti etj etj. Sigurisht qe vrejtje ka por kjo i faturohet agjensive turistike sepse ne shume raste te mashtrojne dhe kur shkon gje realitet tjeter. Dhe cmimet jane shume te shtrenjta dhe ketu genjejne. Shteti duhet te vere dore.

    • Nuk degjon e nuk lexon se nuk di turqisht, se po te shohesh lajmet e turkut ngjarje si ajo e Havanes apo edhe me te renda ndodhin pernate.

      Shqiptaret duan te bejne pushime familjarisht me 500 Euro ne Shqiperi dhe pastaj u duket shtrenjte. Andej u mbushet syri me sallate, qofte e suxhuk dhe varja se po paguan 200 Euro ne dite dy veta all inclusive.

  8. Te gjitha agjensite jane mashtruese, jo vetem shqiptare. Ja une qe bera prenotimet nga Londra, pagova kursimet e vitit per keto pushime aq shume te deshiruara dhe te njejtin “fat” pata. Shqiperia ka bukuri te jashtezakonshme, por kur punon vetem dy jave te shkreta ke pushim per periudhen e veres. Aq me teper qe biletat shkojne ne stratosfere. Pa permenduar pastaj qe cfare te bejme me pare ne ato dy jave, te vizitojme te afermit, apo te pushojme se na pret nje vit I gjate perpara.

  9. Ky artikull është pa sens, a thua se e ka shkruar një analfabet. Duhen ndarë gjërat. Nëse e ka me faktin se agjencia ka qenë jokorrekte, është një gjë dhe nëse e ka me cilësinë e pushimeve në Turqi, është një tjetër. Si kudo, edhe në Turqi, cilësia e hoteleve është e ndryshme. Nëse të çojnë në një hotel të keq dhe për këtë të kanë marrë para si të ishte UAI (Ultra All Inclusive), ky në faji i turqve, por i agjencisë. Në Turqi, për të njëjtën shumë parash të shpenzuara, merr një shërbim shumë herë më të mirë sesa në Shqipëri, ku klienti ndihet i dhunuar dhe i grabitur! Artikull idiot dhe pa fill!

    • Komentet janë me vend zotëri i Antalias. Mencat janë me orar. Duhet te cohesh ne 7: 00 te gjesh ushqimin qe do përndryshe ha ca mbetesh. Po ashtu dreka dhe darka. Vërtet ka shërbim po dhe ne Shqipëri po ti japësh një karakteri 100 lekë bakshish te ri pronto. Peshk te fresket dhe ut a deti nuk pamë. Mencat janë të bollshme po me ushqim masiv. Deti nuk është si i jugut dhe për argëtim extra duhet të paguash plus. Për 1000 euro personi e fillon nga Vlora dhe e përfundon në Sarandë dhe kënaqësi.

  10. Enver Mehmeti hahaha Copa injorantit qe as italisht nuk flet eshte bere kryetari shoq turizmit ? E tmerrshme, ka marre fund shqiperia. Rudina bravo, e sakte dhe e drejte ankesa jote, Veri te rrije urte e te veje mend, turpppp

  11. Nga ta nis me par.
    Ne Shqiperi nuk behen pushime. Psene, le ta thone pushtetaret.
    Ne Turqi, Greqi te rrjepin agjensite e udhetimit.
    Mjer shqipot qe fatin qe ju ka rene.
    Bravo per kurajon qe e dennacon agjensine, por mos shko me tutje te na mbushesh mendjen te ndalemi ne Shqiperi.

  12. Rudina,lidhuni direct me resorts,te evitosh surprisat.Asgje nuk eshte perfect.Na ndodh edhe ketej kur vem ne Mexico apo ne Bahamas resorts dhe kur psguan 7-8000$ per 7 days eshte se ceshte…
    Meqe lexova nje shkrim te tuajin per nje tavern (petraq)ne Seman,kalova dy jave korriku ne plazhin Seman.No comment Rudina…

  13. Artikulli nuk eshte objektiv. Turqia eshte lider ne turizem dhe ku ia vlen te shkosh per pushime, ia vlejne leket qe jep. Ne kete rast problemi ka qene me agjensine, jo me Turqine. Resort me 5 yje ne ate gjendje? Sikur njehere te vetme te kishe shkuar ne Turqi, e di shume mire qe as hotel me 3 yje nuk e ke ne ate gjendje. Ndaj nuk ta ka fajin Turqia, ta ka agjensia shqiptare qe te ka cuar ne ndonje pension. Dhe sot ne epoken e internetit ku mjafton nje search per te gjetur hotele e oferta shume te mira, eshte gjynah te katandisesh ne dyert e agjensive. Hotelet ne Turqi kane sherbim ultra, restorant qe mbyllej me vrap eshte nje genjeshter, kushdo qe ka qene nje here te vetme ne nje hotel te mire, sidomos me 5 yje, e di qe restoranti nuk rri nje ore hapur, por eshte i hapur dhe sherben nje darke te dyte te vone te plote (ne oren 10 te darkes). Ka pije e fruta e embelsira pa fund falas. Dhe sherbim dhome me bakshish vetem ne kete artikull e kam degjuar. Nuk mbeshtetet jugu i Shqipërisë mbi genjeshtra. Vendi yne eshte super i bukur por sherbimit le per te deshiruar. Ne duam te rrjepim klientin e nuk kemi kulture biznesi qe ben klientin prioritet, gje per te cilen Turqia eshte lider. Artikulli te merrej me agjensine dhe jo me Turqine se nuk ua ka fajin Turqia nese agjensia ju ka mashtruar.

  14. Rudina, keq te mos te vije por eksperienca juaj ne turqi qe eshte personale dhe nje rast nuk duhet ta pergjithesosh dhe ta kthesh ne inat personal me pronarin. Ju e pare thate se nuk keni vajtur per here te pare atje dhe nuk keni vajtur kot. E ktheni me pas ne ceshtje patriotizmi, a thua se pas kesaj nuk do te udhetoni me jasht por do te beni pushime po ne Shqiperi. Eshte dukshem qe e keni tendecioze me pronarin.

    • Nuk eshte faji i agjensive..por i atyre organeve qe i paisin me liçensa, i organeve tjera te kontrollit, qe i lene te mashtroine qytetaret…njelloj si per koncensionet…

  15. verini gishtin kokes here tjeter dje mos shkoni ne turqi, turki vetem shkaterrim mbjell kudo; shkoni ne greqi, njerez qe kanecshpikur qyteterimin, gatimin dhe cdo gje kur te tjeret ishin ende majmune maje pemes.

  16. Shqiptari atkeqesisht vazhdon te joshet nga ushqimi…e turpshme ne 2018 po realitet paguan sa frengu pulen ne ato resosrte me pishina full me det qe ska lidhje fare mejugun e shqiperise e ndihet i kenaqur, me gjykim te ftohte nuk jane fare po fare lire

  17. Artikull i sponzorizuar nga Konkurenca e Vas Tour te cielt jane lider ne rajon dhe me te sakte se te gjithe te tjeret.

  18. Paloma Oceana eshte nje resort i lire dhe nuk eshte me 5 yje. Ashtu si Eftalia marine dhe pse ketu i promovojne fort. Nuk e kuptoj si paguani me sugjerimet nga agjensia. Nje person qe i dhimbsen kursimet futet e lexon komentet ne booking, ne tripadvisor, shikon fotot nga pushuesit, lexon komentet. Qe restoranti i hapur eshte me orar me duket normale sepse mbremja eshte e organizuar me shfaqje, flas per ata me 5 yje normalisht. Por po ti hedhesh keto leke ketu te jesh e sigurte qe nuk permiresojne sherbimin per ne por thjesht ngrene me shume cmimet vitin qe vjen, prap do te ta hedhin vezen para sikur ta falin jo sikur e paguan 900 leke!

  19. Jemi ne viti 2018 nuk ka njeri qe te mashtron aq me pak nje agensi (ndoshta do te genjesh veten) Sot ke mundesi te perzgjedhesh vendin hotelin qe do duke I bere me perpara nje search dhe te vendosesh.Agjensite sugjerojne por nuk vendosin per ne. Duhet te jemi NE qe vejme ‘vulen’ e fundit. Dhe yjet hoteleve si vendosin agjensite. Te flasim hapur si jugu jone nuk jane plazhet e Turqise por ne kemi shume mangesi. Cmimet e paketave do ulen Kur shteti te vej dore dhe te ule taksat e aeroportit qe jane me te lartat krahasuar me rajonin. Duhet te kerkojme me shume gjera te rregullohen ketu qe ne mos ‘shtegetojme’ jashte. Ne spo rregullojme dot Shqiperine do rregullojme dhe gjejme mangesite e Turqise. Per mbyllje:Hapni syte, jane pushimet tuaja jo te ‘agjensive’

  20. Artikull pa lidhje…bej nje google perpara se te vendosesh per nje hotel ne turqi. aq here sa shkoj…nuk zhgenjehem dhe te lutem shqiperise mos mi bej reklame per turizem se pervec detit t emrekullueshem…skemi asgje tjeter. Ta thote nje nene per shume vite rresht zgjidhte shqiperine derisa vjet ia zuri diareja femine nga plazhet e jugut e dikush tjeter u helmua nga supa e peshkut neper restorante.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.