
Lajm i mirë për “Gjuhën Shqipe”, futet në universitete!
Dritare.net

Për futjen e Gjuhës Shqipe në universitete Rama tha duhet të zërë vendin që i takon.
“Shikojmë një agresion të madh kundër gjuhës shqipe, në tërësi, i prodhuar nga kohërat që jetojmë. Ndaj, duam që ta fusim gjuhën shqipe edhe në universitet, në të gjitha degët. Nuk ka mundësi të mos dish të shkruash shqip dhe të jesh gjeolog i mirë. Këto reflektime janë në proces dhe kur të kemi konkluzionet e duhura, ne do të themi se çfarë do të bëjmë, por gjuha shqipe me patjetër duhet të zërë vendin e vet në universitet.
Ka njëfarë rregulli që duhet marrë provimi, por është shumë e vështirë të besohet që kush nuk di shqip, duke qenë shqiptar, të dijë anglisht. Është shumë e vështirë të besohet se nuk kuptohet nëpërmjet cilës gjuhë e ka mësuar anglishten, kur shqipen nuk e zotëron. Ne do ta fuqizojmë patjetër kushtin për të qenë zotërues i gjuhës angleze, duke filluar nga vetja, pra, duke dhënë ne kontribut dhe duke ndërtuar një sistem, përmes të cilit studentët të kenë mundësi ta mësojnë, apo ta përmirësojnë dijeninë e tyre mbi gjuhën angleze”, tha Rama.
Rama foli dhe për bibliotekën digjitale, ku shefi i kabinetit qeveritar kërkon nga të rinjtë angazhim, pasi do të jetë në dispozicion në gjuhën angleze.
“Nuk është e rastësishme që ata që janë më të mirët, ata lexojnë anglisht. Biblioteka dixhitale është në dispozicion, por nuk është shqip. Nuk mund ta imagjinojmë që të kemi një bibliotekë globale shqip, të pakën jo në shekullin e XXI”, shtoi Rama./E.B-dritare.net

















