Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I hodhën koleksionin pornografik, djali padit prindërit

I hodhën koleksionin pornografik, djali padit prindërit
Një djalë i divorcuar që jetonte me prindërit për 10 muaj në Miçigan, i paditi ata pasi i shkatërruan koleksionin e tij pornografik.

Grindja e çuditshme familjare filloi pasi djali i rritur, i identifikuar si Charlie, u shpërngul nga shtëpia e prindërve të tij. Pastaj prindërit mblodhën sendet që i biri kishte lënë në shtëpi dhe ia dërguan në vendin ku ai tashmë po rrinte. Por sapo ai hapi kutitë me sendet zbuloi se sasia e madhe e koleksionit të pornografisë nuk ishte mes tyre.

Ndërsa i ati e pranoi se ia hodhi koleksionin në mbeturina, Charlie paraqiti një raport zyrtar në Zyrën e Sherifit të Oktavës në SHBA. Në të, ai renditi vlerën e koleksionit prej 40 mijë dollarësh, informon dritare.net

Pasi zyra vendosi të mos ngrejë akuza, Charlie tani po i padit prindërit e tij për 86.822.16 dollarë për dëmet e shkaktuara./K.C/dritare.net