E para grua në krye të Ministrisë së Drejtësisë që nga 1912, ka këtë premtim për gratë!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka treguar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus masat që do të merren për rastet e dhunës në familje. Gruaja e parë ministre, në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ka premtuar mbështetjen për gratë e dhunuara. Ajo ka thënë se do të krijohet një zyrë operacionale, me bashkëpunimin e tre  ministrive, në të cilën do të priten gratë e dhunuara dhe do të orientohen në institucionet përkatëse.

“Duke qenë pjesë  e shoqërisë civile dhe duke pasur ndjeshmërinë e gruas për gruan dhe duke pasur në konsideratë rastin e gjyqtares Fildesi, do të t’i kushtoj vëmendje të veçantë dhunimit të gruas. Në rast se ne gratë nuk do të bëjmë gjë për gratë, atëherë kush do ta bëjë? Bashkë me ministren e Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manistrliu, kemi ideuar të hapim zyrën operacionale për rastet e dhunës.

LEXO DHE :  Ndërkohë që Stresi është në burg, ja çfarë publikon e fejuara e tij!

Kemi menduar që të krijojmë këtë zyrë, që të referohen të gjitha rastet e dhunuara, ku punonjësit kësaj zyre të mirëpresin këto raste dhe t’i orientojnë ku do të drejtohen. Do të ketë një staf mjekësor, një policor dhe një staf juristësh. Këto elementë nuk eliminojnë menjëherë dhunën, por do ë shërbejnë si mekanizëm i këtyre grave për t’i ndihmuar. Kemi menduar që të ketë takime me shoqërinë civile, që të ketë takime me punonjësit e kësaj zyre operacionale”, tha Gjonaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.