Dje të kallëzova penalisht!

Nga Rudina Xhunga

Dje paraqita  kallëzim penal në Prokurori.

Për pronarin e një agjencie turistike që më kërcënoi me jetë.

Enver Mehmeti  pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve , prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste.

Dhe ai e bën. Ndaj e denoncova.

E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë.

Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë.

I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha.

Gazetarët nuk i vrasin më në luftë. Është paraja, nuhatja që i çon te paraja, që ju merr jetën.

Unë jam gazetare e një jete, 20 vite prej të cilave, dy muaj, çdo  vit ia kam kushtuar turizmit.

E kam bere, apo jo?

Ma thuaj tani, jo ne përcjellje!

Nuk kam bërë kurrë gazetarinë e dekoltesë ose portofolit, kam bërë e bëj gazetarinë e zemrës.

Kam bërë emisione në kasolle që u bënë hotele, në hotele që u bënë resorte, ne jugun,  që po bëhet  Amalfi ynë, Parga jonë, në veriun që u bë Zvicra jonë, sepse e dua këtë vend dhe ia shoh të ardhmen që do i vijë, një ditë, prej turizmit.

Dhe nëse ky njeri që më kërcënon, e di, por nuk do t’ia dije, atëherë e paskam prekur tek ajo çfare mund të fshehë, ose ai pas të cilit mund të fshihet.

Nuk i besoj përrallave me biznesmenë që nxehen e nxihen se media i përlyen.

Hyr në tripadvisor, shiko gjithë komentet negative për një hotel dhe përgjigjet që jep administratori apo menaxheri. I përgjigjen çdo klienti.

Ky që të dënon me vdekje,  pse ankohesh, nuk është njëri prej tyre. Kush nuk sqaron, por kërcënon diçka po fsheh.

E dini ku shkojnë paratë e shqiptarëve për turizmin?  E dini ku shkojnë më shumë shqiptarët me pushime?

LEXO DHE :  Përfundon seanca plenare, vazhdon protesta e studentëve

Nuk janë në tokën tonë, as në detet tona, janë ne avionët që vijnë e kthehen nga Turqia.

E dini  si është qielli në orën 3 te mëngjesit, plot me njerëz që ikin e vijnë nga Tirana e Antalia, me avionë që i ruan zoti. ( Temë për të investiguar kjo.

Se sot agjencitë mund të të paguajnë t’ju mbrosh imazhin, po nesër mund të jesh ti në një avion që bie, e të vdesësh me klering).

Ata që shkojnë Turqi, s’ka dyshim që kënaqen, japin kursimet e një jete, nuk paguhen të shkojnë.

Por nëse njëri prej tyre guxon ankohet në media ,  për pak më shume dinjitet, ja çfarë e pret!

Kur më dënojnë mua me vdekje, atë e vrasin pa gjurmë.

Kjo sepse nuk flasim.

” E kujt i bëhet vonë për mua, ndaj unë s’po flas. Mos fol se të ikën koka. ”

Po ç’e dua kokën unë, kur më duhet vetëm ta mbaj ulur?!

Dje dorëzova një kallëzim penal për kërcënim jete.

Sepse dua mbrojtje prej  një njeriu që me paratë e mia dhe të tuat, ka bërë paratë të më mbysë fjalën dhe shuajë mua.

Sot është radha ime, të kërkoj çfarë i trimëron enverët, dhe do të flas e bërtas që kur të të ndodhë ty, të thuash , “edhe mua”, jo të tërhiqesh si qytetar i dorës së dytë, se ai ka lekë e të bën gjëmën, ti je një mizë a një flutur qe s’bën dot dëm.

Dije, që siç ia jep ti lekët, ti ia dhuron edhe pushtetin, me heshtjen tënde.

Dije, një flutur e sjell ortekun. Ndaj e kallëzova penalisht biznesmenin që më kërcënoi me jetë./ dritare. net/

 

3 KOMENTET

  1. E ke shume tendenciz cartikullin. E para duhet ta vertetosh nese situata eshte e tille. Nuk ke publikuR artikull investikativ. Do ta mbrosh me zor Jugun Rudina. Nuk ka as sherbim dhe as cmime. E dyta shqiptaret nuk jane budallenj te paguajne 2600 euro per 10 dite. Artikulli duhet te kete te paveerteta.

  2. Kam 8 vjet qe shkoj me axhensin vas.tour dhe jemi shum te kenaqur ne jemi 3 familje qe perbehemi nga 9 vete dhe se nderrojme kete axhensi dhe jemi shum e kenaqur nga zgjedhjet e axhensise!nuk ka shance qe te jete hotel me 5 yje sa per hotelet me 2 ose 3 yje se di.Falenderojm Albtours D per cilesine e hoteleve qe na ka sygjeruar.Respekt per Agim Mehmetin e Albtours.D

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.