Blogerja britanike si Liza në botën e çudirave shqiptare

Nga Elira Kadriu

Imagjinoni për një moment sikur ju jeni një nënshtetas i huaj dhe vizitoni për herë të parë Shqipërinë.  Do të vendosnit të jetoni në Tiranë për një periudhë kohe të pacaktuar?

Ja pra që një britanike e ka marrë guximin dhe ka vendosur brenda 3 orëve të transferohet këtu, ka marrë macet dhe bagazhet nga Malta, për t’u shndërruar në një banore tipike metropoli tiranas, me shtëpi në Bllok.

Alice Taylor u bë edhe më e njohur pasi vetëm pas gjashtë muajve arriti të shkruajë një listë me veset tipike të shqiptarëve, artikull i cili u botua edhe në mediet e huaja.

Dritare.net e takoi Alice në një nga baret e saj të preferuar, në Tiranë.

Tashmë ajo ka një të dashur shqiptar, di të gatuajë tavë kosi dhe sidomos promovon bukuritë e Shqipërisë nëpërmjet blogut të saj “The Balkanista”, madje di edhe t’i kthejë kusurin e saktë një kamarieri.

Në lidhje me blogun e saj “The Balkanista”, ajo shprehet se ka vendosur ta përdorë për të përcjell një frymë pozitiviste, nuk do të merret me politikën apo problematikat e Shqipërisë pasi për këtë flasin 24 orë gazetat & televizionet shqiptare.

LEXO DHE :  Protesta/ Një tjetër kërkesë e rëndësishme shtohet nga studentët

“Shqiptarët janë populli më nacionalist që kam njohur. Rreth 70 % e meshkujve shqiptarë kanë një shqiponjë tatuazh, por pjesa më e madhe do të shfrytëzonin mundësinë e parë që do u jepej për të ikur nga këtu”.

Biondja aventuriere nuk di të thotë për sa kohë do të qëndrojë ende në Shqipëri,  ama e sigurt mbetet se ajo është një ambasadore perfekte në promovimin e dëshirës për zhvillim, energjisë dhe shpresës së këtij vendi.

Ashtu siç thotë edhe një shprehje tek “Alice in Wonderland”: “ E dashur ne këtu duhet të vrapojmë sa më shpejt  të mundemi, për të qëndruar në vend. Nëse do të arrish diku tjetër, duhet të vraposh dyfishin e asaj shpejtësie”.

Ndërsa për Dritare.net “Alice in Albania” na përcjell këto videomesazhe! Mos i humbisni:



1 Koment

  1. Kjo esht dicka qe u be kohe qe jua them mikeve te mia qe jetojne ne Shqiperi.Shqiptaret duhet te shohin qe i ka bekuar Perendia.Ne Angli apo Gjermani nuk jetohet me mire.Njeriu trajtohet ai skllav i punes, nuk ka mundesi zbavitjeje dhe nuk ka kohe per 1 kafe me mikun e ngushte.Kuptimi i jetes ka humbur dhe jeta esht vetem ne sherbim te shtetit dhe punes.Taksat jane me te larta dhe kafja qe pi esht shume here me e shtrenjte.Une uroj qe Shqiperia mos te futet ne BE sepse do te bjere ne kurthin e bankiereve dhe populli do shtrydhet me shume.Mos ikni nga Shqiperiq por duajeni dhe shijojeni vendin tuaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.