Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju njoh me ambjentalisten, 15 vjeçare, që po shkund Suedinë

Ju njoh me ambjentalisten, 15 vjeçare, që po shkund Suedinë
Kohët e fundit bota është bërë pa kuptim dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është të angazhohemi në mosbindje civile, madje edhe në një vend që organizohet me rregullat e veta, siç është Suedia.  Greta Thunberg, një vajzë 15-vjeçare, ka protestuar me muaj të tërë në Suedi. Para zgjedhjeve parlamentare të vendit me 9 shator, ajo u nis për në grevë çdo ditë gjatë orëve të mësimit për 3 javë, para parlamentit, në Stokholm.

Image result for greta Thunberg

Pas zgjedhjeve ajo u rikthye në shkollë katër ditë, por të premteve ulet në shkallët e parlamentit. Ajo që vajza kërkon është që qeveria të reagojë në mënyrë radikale, në lidhje me ndryshimet klimaterike. Një numër i madh i anëtarëve të parlamentit kanë dalë jashtë te shkallët, ku vajza qëndron, duke i shprehur mbështetje, edhe pse i kanë thënë që duhet të jesh në shkollë në këtë kohë, dhe jo këtu.

Image result for greta Thunberg

Edhe prindërit e saj mendojnë njëjtë, që ajo edhe pse ka të drejtë të protestojë, duhet të shkojë në shkollë.

Prindërit e Thunberg janë të njohur, babi Svante Thunberg është aktor, ndërsa mamaja Malena Ernman, është këngëtare . Ernman gjithashtu ka botuar një libër për luftën e familjes së saj ku dy vajzat ishin diagnostifikuar me autizëm, Greta dhe vajza e vogël Beata. Pjesërisht për shkak të famës së nënës së saj dhe publicitetit që e rrethonte, protesta e Gretës shërben me qëllim të dyfishtë. Ajo jo vetëm që tërheq vëmendje për kauzën që proteston, por edhe potencialin politik të një ndryshimi neurologjik. “Unë e shoh botën paksa ndryshe, e shoh nga një këndvështrim tjetër. Ka një interes të veçantë, dhe një njeri autik e di mirë këtë gjë, sepse është e zakonshme të shohim gjërat ndryshe”, tha ajo.

Greta zhvilloi një interes të veçantë në ndryshimet klimaterike që kur ajo ishte 9 vjeç, në klasë të tretë.

"Ata gjithmonë tregonin sesi duhet të fikim dritat, të kursenim ujin, të mos e hidhnim ushqimin dhe kur i pyeta pse, më treguan për ndryshimet klimatike. Nëse njerëzit ndryshojnë kushtet e klimës, të gjithë për klimën do flasin dhe jo për gjëra të tjera. Dhe kjo gjë nuk po ndodh” tha ajo

Greta ka aftësi të mistershme përqendrimi, që ajo ia atribuon sëmundjes së saj, autizmit. “Unë mund të bëj të njëjtën gjë për orë të tëra, ose dhe me vite”, është shprehur ajo.

Për ndryshimet klimaterike, ajo filloi të studionte që kur ishte 6 vjeç. Ajo ndaloi së ngrëni mish dhe nuk blen asnjëherë gjëra të panevojshme. Në vitin 2015, ajo nuk udhëtoi më me aeroplanë dhe një vit më vonë nëna e saj ndoqi shembullin e së bijës, duke hequr dorë nga karriera ndërkombëtare.

Familja e tyre kanë vendosur panele diellore dhe rrisin vetë perimet. Për të shkuar në qendër të qytetit ata nuk përdorin makina, por biçikleta. Kur është nevoja për makinë, përdorin makinën e tyre elektrike.

Suedia është një vend krenar për veten që ka një pjesë të legjislacionit më të përparua të klimës në botë. Në lidhje me klimën, diskutimet kanë qenë të pakta në shtator, gjatë zgjedhjeve, edhe pse vendi u prek nga një valë të nxehti dhe disa zjarre, në korrik.

Greta i quan gjepura lëvdatat që Suedia ka një legjislacion progresiv, sepse sikur ajo thotë emetimet e gazrave janë rritur me 3.6% në tremujorin e parë të 2018.  “Suedia nuk është një model” thotë ajo, me motivin që planet e ndryshimeve klimaterike nuk janë afatgjata dhe nuk shihen përtej 2050.

Deri atëherë unë do kem jetuar gjysmën e jetës time, po më pas çfarë do ndodhi?” shprehet Greta.

Është e vërtetë që emetimet janë rritur, sepse Suedia po përjeton një bum ekonomik. Në vetëm 10 vjet, Suedia ka rritur përdorimin e burimeve të rinovueshme. Në Samitin Global të Veprimit Klimaterik, Suedia u rendit vendi i tretë për ndryshimet klimaterike.

Protesta e Gretës ka marrë një mbulim të gjerë  në Suedi, dhe për momentin ndryshimet klimaterike janë bërë tema e ditës.

Image result for greta Thunberg

Greta është një zë i qartësisë së pashlyeshme, që i kërkon vendit të saj të veprojë në përputhje me ligjet e shkruara dhe idealet e deklaruara.

"Unë zemërohem shumë kur shoh gjëra të gabuara. Për shembull, në një ekskursion ku vizituam një muze që kishte të bënte me ndryshimet klimaterike, vura re disa statistika të gabuara. U zemërova shumë. Dola jashtë dhe u ula te shkallët. Nuk tregova asgjë derisa më pyetën”, tregon ajo.

Teksa ajo vazhdon protestën e paqtë në shkallët e parlamentit, shumë njerëz bisedojnë me të, i sjellin ushqim. Ajo hante gjithmonë të njëjtin ushqim, por gjatë protestës ka provuar edhe shumë lloje të tjera ushqimi dhe ka mbetur e habitur si ka filluar të pëlqejë shije të reja.

Image result for greta Thunberg

Një javë pas zgjedhjeve, politikanët suedezë, nuk i përqendruan bisedimet e tyre në tema që kanë lidhje me ndryshimet klimatike, por në tema që ata vetë kishin interes.

Greta është shumë e pakënaqur me këtë fakt. “Mendoj që zgjedhjet janë të parëndësishme. Klima nuk do ndryshojë vetëm sepse një parti mori më shumë vota. Politika që parandalon katastrofat klimatike, nuk ekziston sot. Duhet ndryshuar sistemi, tha ajo, si të ishim në krizë, sikur të ishim në luftë”/ Përshtati nga The New Yorker, Enkeleda Bodini-dritare.net