Zvicerianët kërkojnë dënimin e Taulant Xhakës, kapi për flokësh lojtarin

Mediat zviceriane kanë kryqëzuar dje mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, për një acarim që pati me kundërshtarin gjatë ndeshjes së fundjavës,

Sipas prestigjiozes “Blick”, Xhaka ka bërë një gjest të pahijshëm në minutën e 31-të. “Në momentin që sulmuesi Mark Janko u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Bauer, Xhaka nuk duroi dhe shkoi për t’i thënë lojtarit të Grasshoperit se kishte simuluar.

Në momentin që Bauer ishte i shtrirë në fushë, Xhaka e tërhoqi nga flokët dhe, më pas, e goditi. Gjyqtari nuk e pa këtë rast, por kamerave nuk iu ka shpëtuar”, shkruante dje gazeta zvicerane. Ndër të tjera, kjo e fundit shkonte edhe më tej, teksa citonte se pas gjestit, Xhaka rrezikon të dënohet deri në katër ndeshje pezullim.

Tashmë pritet vendimi i Komisionit të Disiplinës në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.