Zoti President, nëse doni ta krijoni ju qeverinë, dorëhiquni dhe fitoni zgjedhjet!

Nga Flogert Muça

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar emrin e shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Duke shkelur në të dyja këmbët Kushtetutën dhe duke u sjellë si përçarës i unitetit kombëtar, Ilir Meta ka sajuar disa argumenta qesharake sa për të mos thënë  “JO” pa asnjë arsye.

Por, Ilir Meta nuk është mjaftuar me kaq në lojën e tij pëçarëse dhe politke njëkohësisht. Ai ka nxjerrë mbrëmë Arben Cicin, shef i kabinetit të Presidentit, i cili është shprehur ne media se gjatë takimit me kryeministrin, Meta i ka propozuar Ramës që t’a bëjë Gent Cakajn ministër Kulture apo çfarëdo lloj ministri tjetër, por jo ministër të Jashtëm.

Por, ku e gjen të drejtën Presidenti që të propozojë se në ç’detyrë ministrore duhet vendosur një person?

Ilir Meta e di shumë mirë se e drejta e zgjedhjes së ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit dhe jo e presidentit. Ky i fundit thjeshte firmos emrat e kryeministrit dhe kaq!

LEXO DHE :  Ambasada Amerikane: SHBA është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë, në forcimin e shtetit ligjor

Pikërisht përgjigja e kësaj pyetje thelbësore rrëzon Presidentin dhe çdo argument ‘parimor’ që ai pretendon se ka. Ilir Meta i vënë në vështirësi nga presioni i opinionit publik për përçarjen Shqipëri-Kosovë që po krijon, ka nxjerrë një argument absurd për të larë mëkatin e tij ndaj shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj.

Nga ana tjetër, dëshira e tij për të vendosur ministra mund të realizohet. Ilir Meta mjafton të dorëhiqet, të rikthehet de jure në LSI, të fitojë zgjedhjet e ardhshme në 2021-shin dhe të bëjë qeverinë siç ai do.

Për sa kohë do vazhdojë të qëndrojë në zyrën e presidentit, ai mund të bëjë për turpin e tij shkelje kushtetuese dhe veprime anti-kombëtare, por jo të kërkojë të krijojë qeverinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.