Zjarret nuk po ndalen, Kalifornia urdhër të ri për evakuim
E Diel 27 Tetor 2019, 18:06
Dritare.net
Urdhri përfshin një pjesë të madhe të Santa Rosa, duke bërë që shumica e banorëve të evakuohen.
Rreth 180,000 njerëz në veri të Kalifornisë janë vënë nën urdhëra evakuimi, informon dritare.net.
"Kjo është evakuimi më i madh që çdokush prej nesh në Zyrën e Sherifit mund të kujtojë," tha Zyra e Sherifit.
Urdhri i ri i evakuimit përfshin një zonë të madhe të Qarkut Sonoma, përfshirë Santa Rosa, ku jetojnë rreth 175,000 banorë. Ky qark është shkatërruar nga zjarret, duke u djegur rreth 12,000 hektarë tokë./E.B-dritare.net