Zjarr i madh në Fushë-Krujë, afër fabrikës së çimentos
E Shtunë 24 Gusht 2019, 19:07
Dritare.net
Zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa vatra ndodhet pranë fabrikës së çimentos.
Mësohet se disa banesa dhe një biznes aty pranë rrezikojnë të digjen. Zjarrfikëset kanë zbarkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës ndodhen në terren dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar për shuarjen e vatrave./ I.M-Dritare.net