Zinxhir mbështetje për Shqipërinë/Anastas Janullatos: Maratona në ERT greke, vijon edhe sot
E Enjte 5 Dhjetor 2019, 12:12
Dritare.net
Gjatë transmetimeve live moderatorët e emisionit bisedojnë me gazetarë që kanë qenë në Shqipëri, me sizmologë, shkencëtare, shkrimtarë e artistë grekë, por edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, që kanë drejtuar mesazhe të fuqishme solidariteti. Në ekran shfaqet numri 14584 ku telefonohet dhe dërgohen mesazhe, që kushtojnë secili 3 euro. Telefonatat dhe sms-të e solidaritetit janë të shumta në studio nga mijëra qytetarë grekë e shqiptarë që jetojnë në Greqi. Këto para mblidhen në fondin e Kishës Ortodokse që do t’i përdorë për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti. Maratona televizive në ERT greke do të vazhdojë deri të dielën./dritare.net