Zgjidhet kryetari i LSI në Tepelenë, Kryemadhi: Të ndezim motorët e fushatës!
Dritare.net
Në këtë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.
Në fjalën e saj kryemadhi është shprehur se, “Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve. Papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë, taksat rriten, ndersa të ardhurat për familjen shqiptare ulen. LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”,/A.C/dritare.net