Në Konferencën Gjyqësore që u mbajt sot u zgjodhën dy anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ata janë Ridvan Hado që u zgjodh anëtar me 253 vota dhe Neritan Cena me 280 vota. Aktualisht, Hado mban detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa Cena është gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjqësor Tiranë.
Hado ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës që nga viti 2000 e deri më 2013-ën. Cena ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Vlorës nga tetori i 2005 deri në mars të vitit 2010. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Gjykatëne Kurbinit.