Zgjedhjet vendore/ Ja rezultati në 10 bashki të tjera!
Dritare.net
Në Pukë, fiton kandidati socialist Gjon Gjonaj me 3730 vota, pa kundërshtar përballë
Në Malësi të Madhe, fiton kandidati socialist, Tonin Marina, i cili ka marrë 7772 vota, kundrejt kundërshtarit Pjerin Sparthi, i cili siguroi 493 vota.
Në Bashkinë e Urës Vajgurore, ka fituar kandidatja e PS Juljana Memaj me 7666 vota, e cila nuk kishte kandidat përballë.
Në Gramsh ka fituar kandidati Klodian Tace, i cili ka marrë 8471 vota. Në Librazhd është shpallur fitues kandidati socialist Arif Tafani me 11383 vota.
Në Vorë fitues është shpallur Agim Kajmaku me 6208 vota.
Në Lushje, Fatos Tushe me 28086 vota.
Në Belsh, kandidati socialist Arif Tafani fitoi me 6377 vota.
Në Mallakastër ka fituar Qerim Ismailaj me 5962 vota.
Ndërsa në Selenicë, Pëllumb Binaj u shpall fitues me 5809 vota./E.B-dritare.net